web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD me 6 dhjetor është në rrugë”/ Berisha shuan zërat për dhunë në protestë

2022-12-02 12:39:00, Politikë CNA

“PD me 6 dhjetor është në rrugë”/ Berisha shuan

 “PD është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. PD ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore. PD është forca e parë që kërkoi futjen e Shqipërisë në NATO, ajo kërkoi asociimin në BE që në vitin 1992 dhe nënshkroi më vonë këtë marrëveshje. Ajo hoqi vizat me BE. Ajo paraqiti kërkesën për kandidat në BE. PD ka votuar gjithmonë pro-Perëndimit”.

Kështu është shprehur kreu i PD –së, Sali Berisha, ndërsa ka komentuar qëndrimin e qeverisë për protestën.

“Pretendimi se mos na dëgjon bota se gëzojnë armiqtë, është koncept komunist.

Të bësh sikur gjithçka shkon mirë, është metodë komuniste. Propaganda e tij i shërben krimit të organizuar dhue krorupsioit sepse do të përdorë samitin për të maskuar këtë.

Diktatorët e botës përdorin të njëjtën gjuhë. Prandaj vendi i saj më 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë në mbrojtje të vlerave evropiane në Shqipëri”, ka thënë Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga