web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy ditë nga zgjedhjet në Primare/ Deromemaj: PD do ta marrë Bashkinë e Vlorës

2022-12-02 12:01:00, Politikë CNA

Dy ditë nga zgjedhjet në Primare/ Deromemaj: PD do ta marrë

Të dielen do të bëhen zgjedhjet në çdo degë të Partisë demokratike për primaret,  nga ku do të dalin kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 majit.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Genc Deromemaj në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se kandidatët kanë mirëkuptimin midis tyre sa i përket procesit të primareve.

Sipas tij, Partia Demokratike është e bashkuar edhe pse gjithmonë ka zëra kundra.

“Primaret janë një proces që mendoj se do jetë një risi e madhe brenda një partie të madhe. Kam besim se dega e PD e Vlorës do e mbyllë me shumë seriozitet dhe mënyrë të veçantë me shumë vërtetësi. Në dijeninë time kanë bërë prezantimin  projekteve të tyre kandidatët vend ku ata do gjenin mbështetje për kandidimin e tyre. Në dijeninë time të gjitha degët në primare kanë një lloj dakordësie dhe kushdo që do fitojë nga këto primare të gjithë të tjerët do i bashkëngjiten. PD tashmë është e bashkuar edhe pse gjithmonë ekzistojnë zërat kundër. Primaret është një proces që ndodh për herë të parë, por ne jemi munduar që të dalë një proces sa më i mirë dhe në fund të jetë një proces sa më i vërtetë dhe pse gabime mund të ndodhin, por që të gjenden mekanizma për tu rregulluar edhe këto në proceset e ardhshme. PD gjithmonë bën sondazhe dhe rezultatet na kanë dalë pozitive lidhur me këtë proces dhe është pritur mjaft mirë nga demokratët dhe qytetarët”, ka thënë ai.

I pyetur lidhur me kandidatët e përzgjedhur në këtë proces, Deromemaj tha se PD po garon me kandidatët të nderuar ndërsa u shpreh i bindur se Partia Demokratike do ta fitojë bashkinë e  Vlorës përballë PS-së.

“Ka një vlerë të veçantë individi dhe PD ka marrë vendim që të gjithë personat që plotësonin kriteret bazë ti kaloj si kandidatët në primare dhe jemi në kushtet që të gjithë që janë kandidatë në primare janë të vetëshpallur të propozuar nga strukturat e partisë. Në Vlorë në garë është një djalë me një histori të gjatë në strukturat e PD, dhe mund të them se institucionet e drejtuara prej tij janë me sukses, një ekonomist ka një mjeke shumë të nderuar dhe një pedagoge, ndoshta mund të duken pak politike tre kandidaturat por për mua janë shumë mirë dhe s’ka asgjë të keqe. Sot PD i ofrohet Vlorës me një nga këto tre kandidatura të nderuara dhe kam bindje se do të jetë më i mirë se përfaqësuesi që do nxjerr PS në garën e fushatës. Jam i bindur se ato mund ta fitojnë garën përpara PS duke parë dhe pakënaqësitë e qytetarëve, situatën politike në vend dhe atë ekonomike. Kam bindjen se kandidati ynë me të gjitha detyrat e tij PD do t’ja dali që kësaj radhe ta kthejë pas 25 vitesh Vlorën te PD”, është shprehur Deromemaj.





Lajmet e fundit nga