web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paloka, mesazh Yuri Kim/ Sot ke rastin, bëji thirrje SPAK-ut të hetojë “peshkun e madh”

2023-01-24 17:01:00, Politikë CNA
Paloka, mesazh Yuri Kim/ Sot ke rastin, bëji thirrje SPAK-ut të
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një mesazh ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Paloka thotë se tashmë Kim ka mundësinë t?i bëjë thirrje SPAK-ut për të hetuar ?peshkun e madh?, që pretedon se është kryeministri Edi Rama.

Kjo, pasi sipas tij, Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.

?Zonja Kim, sot ka rastin t?i bëj thirrje SPAK-ut për të hetuar ?peshkun e madh?.

Rama akuzohet nga drejtësia e vendit të saj se ka korruptuar funksionarin e lartë të FBI për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.

Pas heshtjes së Ramës, ajo e zonjës ambasadore, sot zhurmon më shumë.

A është paguar McGonigal dhe për të ?konfirmuar? akuzat e Ramës dhe ?faktet? për ?non grata-n????

Tani nuk mjafton t?ju thuash shqiptarëve pas kaq kohësh se ata ?kanë të drejtë të zgjedhin vetë drejtuesit e tyre? pasi i ke kërcënuar se do të hanë bar. Dikush do duhet ta hajë barin tani!?, shkruan ai./ B.A. ? CNA.al





Lajmet e fundit nga