web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita proteston para kryeministrisë/ Rama bën vazo balte: Sapo u hap një rrugë e re

2023-02-11 12:03:00, Politikë CNA

Teksa opozita është ngritur në këmbë për të protestuar para kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama është shfaqur duke punuar një vazo me baltë.

Rama ka publikuar videon në Facebook e bashkëngjitur shkruan: Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re!

Ndërkohë qindra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë me pankarta në duar, me mesazhe të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë një pjesë e protestuesve, po presin që kreu i PD-së, Sali Berisha të dalë nga selia dhe të nisen drejt Kryeministrisë./CNA

 





Lajmet e fundit nga