PD, nesër protestë para Kuvendit/ Berisha vihet në lëvizje para 11 shkurtit
Partia Demokratike pritet të mbaje nesër një protestë para...

Partia e Lirisë, ka vijuar edhe sot me akuzta ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me skandalin McGonigal.
Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një dalje për mediat ka thënë se Edi Rama është sot nën akuzë dhe i faktuar botërisht për implikimin e tij të drejtpërdrejtë në aferën korruptive shtetërore “McGonigal”.
Sipas tij, është detyrim kushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, të pranojë kërkesën e opozitës me 13 pyetje për interpelancë me Kryeministrin dhe për të nisur pa vonesë pranimin e kërkesës tjetër për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë veprimtarinë antikushtetuese dhe të paligjshme të Edi Ramës, që prej kohësh e ka kthyer institucionin të cilin drejton në një çerdhe korrupsioni, nepotizmi, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi

Edi Rama është sot nën akuzë dhe i faktuar botërisht për implikimin e tij të drejtpërdrejtë në aferën korruptive shtetërore “McGonigal”.
Akuzat e ngritura nga drejtësia amerikane për:
- Shpërdorim të detyrës;
- Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë;
- Minimin mafioz të pluralizmit politik;
- Trafik të paligjshëm influencash;
- Korrupsion aktiv;
i vënë vulën rolit mafioz të Edi Ramës në këtë superskandal, që meriton të hetohet sa më parë nga SPAK, e ngritur posaçërisht për të ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta shtetërore.
Në dritën edhe të fakteve të reja të pakundërshtueshme dhe shokuese të publikuara çdo ditë nga mediat amerikane, në veçanti nga prestigjozet Neë York Times dhe CNN, është tashmë e provuar se mes Edi Ramës dhe McGonigal nuk ka patur kurrë një bashkëpunim për çështje rajonale siç gënjen publikisht Kryeministri, por vetëm një aferë të zezë mafioze, personale dhe politike, për të asgjësuar, me paratë e korrupsionit qeveritar, demokracinë, pluralizmin politik dhe shtetin ligjor në Shqipëri.
Një biznes i vërtetë, prapa të cilit fshihen edhe liçenca për shpime nafte për subjekte të lidhura me çështjen, që fakton një tjetër akuzë, të bërë më herët edhe nga opozita, për trajtimin e Shqipërisë dhe pasurive publike të shqiptarëve, si plaçkë trafiku dhe pronë private të Edi Ramës.
Në kushtet kur edhe Senati dhe Kongresi në SHBA po kërkojnë me forcë hetimin e gjithëanshëm të aferës ku është implikuar një ish-zyrtar i lartë i FBI, i bëjmë thirrje SPAK të nisë menjëherë hetimet për Kryeministrin Rama, i cili po përpiqet në këtë periudhë të shkatërrojë provat, të intimidojë dhe shantazhojë dëshmitarët dhe të pengojë me çdo mjet antidemokratik kërkesën kushtetuese të opozitës për transparencë dhe llogaridhënie para Kuvendit, nëpërmjet interpelancës dhe një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e kësaj afere mafioze, me dimensione të mëdha, që rrezikon rëndë Sigurinë Kombëtare dhe ka cenuar si kurrë më parë marrëdhëniet miqësore dhe aleancën strategjike me SHBA.
Është detyrim kushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, të pranojë kërkesën e opozitës me 13 pyetje për interpelancë me Kryeministrin dhe për të nisur pa vonesë pranimin e kërkesës tjetër për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë veprimtarinë antikushtetuese dhe të paligjshme të Edi Ramës, që prej kohësh e ka kthyer institucionin të cilin drejton në një çerdhe korrupsioni, nepotizmi, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave.
Për çdo shqiptar të ndershëm është e qartë se Edi Rama dhe Qeveria e tij përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një sekt të dekompozuar në çdo qelizë nga krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista të gjeneruara prej tyre.
Ndaj në 11 shkurt, ora 12:00 i gjithë populli shqiptar do të jetë në këmbë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, në protestën kombëtare të thirrur nga opozita kundër këtij regjimi mafioz, që shqiptarët janë të vendosur ta shkulin nga rrënjët në zyrën e Kryeministrit.
Partia Demokratike pritet të mbaje nesër një protestë para...
Journalist Armand Shkullaku debated with deputy Gazmen...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i “...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kreu i ri ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Carlo Bollinon d...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Bellind Këll...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, made stron...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili në një reagim në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmër...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi me Lidhjen...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar sërish lidhur me skand...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit me kandidatë...
Kandidati i Partisë Demokratike për Elbasanin, Luçiano...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon një takim ...
Pas kërkesë së PS-së për përjashtimin për 10 ditë nga ...
Pas kërkesës së PS-së për përjashtimin e disa deputetë...
Partia Demokratike ka zbuluar kandidatin që do të garo...
The head of the DP, Sali Berisha predicts the end of Edi R...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, in an appe...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...