web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mazhoranca përjashtoi 8 deputetë të PD/ Parlajmëron Boçi: Do hyjmë në Parlament

2023-02-13 16:27:00, Politikë CNA

Mazhoranca përjashtoi 8 deputetë të PD/ Parlajmëron

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë një paralajmërim, teksa ka folur për përjashtimin e 8 deputetëve nga Parlamenti për 10 ditë.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu, Boçi tha se deputetët nuk do të respektojnë vendimin e përjashtimit, të cilin e quan të jashtëligjshëm.

Ai theksoi se deputetët do të hyjnë në sallën e Parlamentit dhe beteja do të zhvillohet njëkohësisht edhe jashtë sallës.

“Parlamenti është një institucion i shndërruar në një mekanizëm vrasës të fjalës së lirë dhe të eleminimittë opozitës. Në formën e gjyqeve politike, si në kohën e diktaturës janë përjahstuar 8 deputetë. Ky vendim u mor jashtë çdo rregulli dhe ligji, jashtë çdo procedure parlamentare dhe ata që kanë marrë pjesën e dënimit, nuk kanë pse të respektojnë “rregulla dhe ligje” që i pengojnë ata sot të hyjnë në sallën e Parlamentit.

Ne do hyjmë në sallën e Parlamentit, salla është e qytetarëve, nuk është thjeshtë e deputetëve dhe të gjithë të jeni të bindur se beteja jonë do jetë si brenda sallës së Parlamentit, ashtu edhe jashtë sallës së Parlamentit”, theksoi nënkryetari i PD-së./ B.A. - CNA.al





12:07 POLITICS

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka foli ka zbuluar ...

Lajmet e fundit nga