web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PD-së/ Avokati i Alibeajt bën 'zhurmuesin'

2023-03-27 15:30:00, Politikë CNA

Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PD-së/ Avokati i Alibeajt bën

Ka nisur seanca në Kolegjin Zgjedhor për regjistrimin e PD-së së anëtarësisë si subjekt në zgjedhjet e 14 majit.

Teksa Kolegji ka marrë në shqyrtim ankimimin e ‘Rithemelimit’ që kërkon ç’regjistrimin e PD-së së vulës nga zgjedhjet, palët përkatëse kanë shprehur edhe një herë argumentet e tyre.

Indrit Sefa i grupit të vulës tha se përderisa nuk ka asnjë akt gjyqësor ligjor që vërteton se PD-ja përfaqësohet nga Sali Berisha, ai duhet të hyjë si individ dhe jo si subjekt zgjedhor.

“PD nuk ka asnjë akt gjyqësor ligjor që vërtetohet se përfaqësohet nga Sali Berisha. Madje nuk ka asnjë kërkesë drejtuar gjykatës për t’u regjistruar si kryetar i PD. Nuk mund te këtë tagrat e një subjekti zgjedhor. Duhet të hyjë si individ dhe jo si subjekt zgjedhor,” tha Sefa.

Nga ana tjetër, Ledio Nuraj u shpreh se ka si interes përfaqësimin, si i zgjedhur i PD-së.

“Kërkesë aspak e argumentuar me fakte. Solli në vëmendjen tuaj një historik. Berisha ka interes për përfaqësim, si i zgjedhur i PD. Kërkesa për moslegjitim bie. Çështja është gjykuar e përbashkët si nga KQZ edhe nga KAS,” u shpreh Nuraj.

Kujtojmë se sot gjithashtu përfundon edhe afati për regjistrimin e kandidatëve në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit./CNA.al





Lajmet e fundit nga