web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I ka dorëzuar çelësat mafias dhe krimit”/ Noka “i tërheq veshin” qeverisë

2023-02-07 21:49:00, Politikë CNA
“I ka dorëzuar çelësat mafias dhe krimit”/ Noka
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar lidhur me kamerat e vendosura nëpër qytetet e Shqipërisë.

Noka shkruan se mafia monitoron rrugët e Shqipërisë, lëvizjet e Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të saj.

Deputeti thekson se qeveria i ka dorëzuar çelësat mafias dhe krimit.

"Kamera të montuara ilegalisht mbi rrugët plot pluhur të Shqipërisë". Kështu e përshkruan vendin tonë Frankfurter Rundschau, një nga gazetat më të mëdha gjermane.

Mafia monitoron rrugët e Shqipërisë, lëvizjet e Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të saj. Degradimi i shtetit ka arritur në atë pikë saqë klanet mafioze shërbejnë edhe si agjenci e mbikëqyrjes policore.

Qeveria i ka dorëzuar çelësat mafias, ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit. Përgjegjësia bie mbi kapoministrin. Duhet të ikë! Të japë dorëheqje për degradimin që i bëri shtetit shqiptar, 11shkurt, ora 12:00”, shkruan Flamur Noka./ CNA.al

“I ka dorëzuar çelësat mafias dhe krimit”/ Noka





19:29 POLITICS

Berisha

Kreu i PD-së zhvilloi sot një takim me të rinjtë e FRPD-së...

18:35 POLITICS

Boçi

Deputeti dhe kandidati i PD-së në zgjedhjet vendore, L...

Lajmet e fundit nga