
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ambasadoren Yuri Kim si pjesëtare e skenarit për shkatërrimin e opozitës.
Berisha tha gjatë intervistes me gazetaren Alba Alishani se ambasadorja e SHBA-së është sjellë si motër siameze me McGonigal, e cila sipas tij u korruptua dhe u angazhua në luftë të turpshme dhe pa princip për të shkatërruar opozitën shqiptare.
Berisha theksoi se ambasadorja Yuri Kim punoi sipas tij për forcimin e pushtetit të Edi Ramës.
“Kam me qindra fakte për këtë dhe unë jam sot këtu për t’u rikujtuar shqiptarëve se shpallja non e Sali Berishës, të cilin e kam deklaruar si një vendim të bazuar në lobim korruptiv të Edi Ramës e Soros. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk i di përpjekjet antikushtetuese e antiligjore, antidiplomatike të guvernatores Yuri Kim, njeriun që ajo donte kryetar opozite për të vendosur në kontroll të plotë opozitën e një vendi, e cila tani hesht.
Kim hesht, sepse është sjellë si motër siameze me McGonigal, ashtu siç u korruptua McGonigal dhe u angazhua me fuqinë e postit të tij kundër opozitës po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme dhe pa princip për të shkatërruar opozitën shqiptare. E kam denoncuar me kohë, po kështu u korruptua zonja Kim dhe u angazhua në luftë të turpshme për të shkatërruar opozitën shqiptare. Duke mos paraqitur dot shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar qoftë edhe një provë të vetme, kur opozita ishte dhe është popullata më proamerikane, i tregoi barin, i bëhej thirrje për të mos votuar këtë apo atë. Kur emisarë vinin dhe thoshin se kishin dosje për t’ua sjellë”, tha kreu i PD-së.
Berisha po ashtu ngriti pikëpyetjet e forta ndaj ambasadores dhe heshtjes së saj për çështjen McGonigal.
Kreu i PD-së u shpreh se pse Yuri Kim nuk u thotë një fjalë në këtë moment krize më të thellë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga Enver Hoxha me SHBA.
Akuzat Berisha i thelloi gjithashtu teksa tha se Yuri Kim nuk kishte respekt për shqiptarët, por ndiqte një agjendë që synonte shkatërrimin e opozitës dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës.
“Mediat kanë denoncuar për vakancat e saj me qeveritarë dhe afër tyre, nuk mohohen këto dhe këto janë thënë publikisht disa herë. Nuk ka një Agron Nezë që të çojë paratë dhe të japë në restorant a parking, por korrupsioni ka qenë në forma të ndryshme. Kanë qenë veprime korruptive të mirëfillta që nuk shprehnin parimet e mëdha mbi të cilat është ndërtuar kushtetuta e SHBA. Pse hesht zonja tani? Ajo që u ka fol shqiptarëve detin e malet, për Enkelejdin e Lul Bashën, për Ramën e të gjithë ministrat me radhe, pse nuk u thotë një fjalë në këtë moment krize më të thellë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike nga Enver Hoxha me SHBA. A ka një detyrim ajo? Ajo nuk kishte respekt për shqiptarët, ndiqte një agjendë që synonte shkatërrimin e opozitës dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës, më të korruptuar. Ajo është pjesë e këtij skenari”, deklaroi ai.
Për ta treguar korrupsionin, Berisha ka përmendur mediat të cilat kanë publikuar pushime të saj me qeveritarë dhe afër tyre./ CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim pë...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, made a...
Sali Berisha gjatë një takimi të zhvilluar sot me të rinjt...
Kreu i PD-së zhvilloi sot një takim me të rinjtë e FRPD-së...
After the McGonigal scandal and the inclusion of Prime Min...
Pak ditë para protestës së 11 shkurtit, kryedemokrati Sali...
Deputeti dhe kandidati i PD-së në zgjedhjet vendore, L...
The head of the DP Group, Enkelejd Alibeaj, after the meet...
Kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor për...
At the chairmen's conference, the majority rejected the re...
Partia e Lirisë, ka vijuar edhe sot me akuzta ndaj kryemin...
Partia Demokratike pritet të mbaje nesër një protestë para...
Journalist Armand Shkullaku debated with deputy Gazmen...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i “...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kreu i ri ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Carlo Bollinon d...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Bellind Këll...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, made stron...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili në një reagim në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmër...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...