web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së/ Zbulohet emri që kandidon përballë Nokës

2026-07-15 17:26:00, Politikë CNA

Gara për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së/ Zbulohet

Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar, me fokus plotësimin e strukturave drejtuese të partisë.

Anëtarët e Këshillit do të votojnë për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin dhe Komisionin e Apelimit.

Sipas raportimeve në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë përballë Flamur Nokës do të jetë deputeti Saimir Korreshi.

Procesi që do të zhvillohet sot vjen pas zgjedhjes së kryetares e Këshillit Kombëtar, Julia Emiri dhe zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së PD-së. Gara pritet të sjellë emra të rinj e të vjetër brenda partisë, që do të mbajnë detyrat deri në zgjedhjet e ardhshme. /CNA





Lajmet e fundit nga