web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara në Vlorë/ Ermal Dredha, diferencë të thellë

2023-05-15 02:59:00, Politikë CNA
Gara në Vlorë/ Ermal Dredha, diferencë të thellë
Kandidati i Partisë Socialiste, Ermal Dredha

KQZ ka nxjerrë rezultatet e para nga procesi i numërimit në bashkinë Vlorë.

Kandidati i Partisë Socialiste, Ermal Dredha ka kryesuar në kutitë e para që janë hapur për Bashkinë e Vlorës.

Sipas raportimeve të fundit të KQZ, Dredha ka marrë 1750 vota.

Ndërsa kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Hysni Sharra ka marrë vetëm 596 vota.

Deri më tani në këtë bashki janë numëruar 14 qendra nga 226 që janë në total. Ndërkohë ky proces po vijon ende./ CNA.al





Lajmet e fundit nga