web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alibeaj as Kim Jong Un/ Tritan Shehu uncovers the behind-the-scenes of the exclusion

2023-01-11 13:24:00, Politikë CNA

Alibeaj as Kim Jong Un/ Tritan Shehu uncovers the behind-the-scenes of the

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar sërish sot, në lidhje me vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar sëbashku me tre të tjerë.

Shehu e ka krahasuar Alibeajn me Kim Jong Un.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai shpreh se Alibeaj po përdoret nga mazhoranca.

?Ndasitë ekzistojnë në grupin parlamentar, nuk mohohet kjo gjë. Pati disa iniciativa të bukura dhe të mira nga kolegët, për të tejkaluar ndasitë dhe përtë gjetur një formulë për të shkuar përpara, sa më të bashkuar me njëri-tjetrin. Kjo shqetësoi regjimin, absolutisht dhe përdori shkopin e tij, apo patericën e tij, një personazh i cili ka karakter të dobët, që pranon të përdoret në këtë mënyrë.

Fjali të tjera mund të gjesh vetëm në fjalimet e Kim Jong Un apo në këngët e gjelit që këndon në majë të qymezit për pulat e tij. Janë fjalë delirash, që shprehin delierin e jnë personi, prandaj thashë që duhet ndihmuar, sepse unë shoh që sëmundja e tij po thëllohet përditë?, është shprehur Shehu./CNA.al





Lajmet e fundit nga