web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoi në dasëm me vetulla rozë/ Adriana Matoshi shpjegon arsyen e dhimbshme

2022-10-18 09:39:00, Lifestyle CNA

Shkoi në dasëm me vetulla rozë/ Adriana Matoshi shpjegon arsyen e

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi së fundmi ka befasuar ndjekësit me një look/grim të cilin postoi në Instagramin e saj. 

Ajo shfaqet me vetullat e lyera ngjyrë rozë, ndërkohë që ishte bërë gati për një dasëm.

Në postimin e saj ajo sqaroi se ky look është bërë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, muaj i cili ka si ngjyrë përfaqësuese, ngjyrën rozë. 

“Muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit”, ka shkruar Adriana përmbi foton e saj.

Kujtojmë se pak kohë më parë Adriana iu nënshtrua një operacioni për tumor në kokë, sëmundje kjo e cila iu rikthye pas 9 vitesh. Adriana si një vajzë e fortë dhe luftarake ia doli sërish dhe dukshëm gjithmonë zgjedh ta jetojë jetën me shumë kurajo, duke frymëzuar edhe të tjerët që të mos "mbyten" nga pesimizmi që sjell një sëmundje e rëndë./CNA.al

Shkoi në dasëm me vetulla rozë/ Adriana Matoshi shpjegon arsyen e





Lajmet e fundit nga