web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Momente paniku në Paris/ Këngëtari ‘shembet’ në tokë gjatë koncertit, ndërron jetë në skenë

2022-10-16 22:02:00, Lifestyle CNA
Momente paniku në Paris/ Këngëtari ‘shembet’ në
Foto nga momenti kur Michaben ndërroi jetë

Këngëtari nga Haiti Michael Benjamin, i njohur me emrin e artit Mikaben, ndërroi jetë të shtunën në mbrëmje gjatë një koncerti në Accor Arena në Paris, duke shkaktuar kaos e panik.

Dashamirët e muzikës u mblodhën në Accor Arena për të festuar njëzet vjetorin e grupit Haitian, por koncerti, i cili supozohej të ishte një natë feste, rezultoi tragjik.

Këngëtari 41-vjeçar, i ftuar në skenë për të kënduar nga grupi Carimi, u rrëzua duke zbritur nga skena pasi performoi këngën hit "Ou Pati" para rreth 10 mijë njerëzve.

Sipas gazetës "Le Parisien", edhe pse ndihma e shpejtë mbërriti në vendngjarje, ata nuk mundën ta kthenin në jetë këngëtarin.

Pas ngjarjes, autoritetet i kërkuan publikut të largoheshin.

Mediat franceze, duke iu referuar mjekëve raportojnë se Mikaben  dyshohet të jetë ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje.

Michael Benjamin, i lindur në Port-au-Prince, kryeqyteti i Haitit, në 1981, është djali i artistit Lionel Benjamin.

Mikaben, i cili themeloi grupin muzikor Krézi, mori pjesë në këngët hit të Carimit me "Më mungon" në vitin 2013.

Ndërsa fansat e tij ndanin mesazhe duke thënë se ishin të tronditur në rrjetet sociale, kryeministri i Haitit, Ariel Henry deklaroi se ishte në pikëllim të madh për vdekjen e Mikaben./ B.A. – CNA.al





11:10 Lifestyle

Shpallet

Chelsea Fernandez e Filipineve i dha fund qëndrimit të saj...

Lajmet e fundit nga