web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri masiv në Zvicër/ Flet për herë të parë Noizy, çfarë ndodhi në koncert: Ishin...

2022-12-25 14:05:00, Lifestyle CNA

Sherri masiv në Zvicër/ Flet për herë të parë

Noizy është një nga këngëtarët më të dashur për publikun, por së fundmi ai është përballiur me një incident gjatë koncertit të tij.

Teksa po perfomonte në një koncert në Zvicërr, ai është përplasur me fansat.

Pasi lajmi bëri xhiron e rrje5tit dhe pamjet nga koncerti u shpërndanë me shpëjtësi në rrjet, ka reaguar vetë reperi, i cili sqaroi situatën. Përmes një video-reagimi të shpërndarë nga vetë ai në rrjetet sociale, ku sqaron se personat me të cilët u konfliktua ishin thjeshtë disa njerëz të dehur që nuk kontrollonin dot pije.


Nga pamjet e koncertit, Noizy ishte duke performuar në skenë, kur papritur ka ndaluar performancën dhe ka shkuar për të goditur një nga personat e pranishëm në publik, duke e qëlluar me grusht.

Nuk dihet ende cili është shkaku i sherrit dhe se cila ishte arsyeja që e bëri Noizy-n të shkëputej nga skena.

Pasi Noizy është larguar nga skena sherri ka vijuar, ku ai është parë i rrethuar nga sigurimi i tij, si dhe nga shokët të cilët kanë qëlluar në drejtim të disa djemve të tjerë të pranishëm në klub./CNA.al

 





12:48 Lifestyle

Modelja që

Ivana Knoll është një nga personazhet që tërhoqi më shumë ...

Lajmet e fundit nga