web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Elhaida konfirmon lidhjen me Ledianin/ Por balerini u fut në program me unazë fejese

2022-12-24 10:13:00, Lifestyle CNA

Foto- Elhaida konfirmon lidhjen me Ledianin/ Por balerini u fut në program

Elhaida Dani dhe përtneri i saj i kërcimit në DWTS, Ledio mbrëmë konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë, me një puthje pasionante në pistën e kërcimit.

Ata treguan se prej disa javësh ata kishin krijuar ndjenja për njëri-tjetrin, por nuk kishin dashur t’a ndajnë këtë më publikun.

Mirapo ndjekësit kishin vënë re një detaj tek balerini, i cili gjatë javëve të para të provave është parë më një unazë në gishtin e fjesës.

Balerini ka qenë i fejuar prej disa vitesh me një bjonde mjaft simpatike të quajtur Ditjona Bora.

Tashmë, ndjekësit po shkruajnë në rrjet se gjatë programit, Lediani ka qenë ende i fejuar e vetëm mbrëmë, ai pranoi lidhjen e tij të dashurisë me Elhaidën.

Foto- Elhaida konfirmon lidhjen me Ledianin/ Por balerini u fut në program

Foto- Elhaida konfirmon lidhjen me Ledianin/ Por balerini u fut në program

Mbrëmjen e djeshme, krahas konfirmimit për lidhjen e dashurisë, këngëtarja bëri me dije edhe planet e çiftit, ku ajo tregoi se ajo dhe Lediani do të shkojnë të jetojnë së bashku në Itali.

Gjithashtu ajo u pyet se çfarë do të bëne me paratë, në rast se fiton këtë edicion të "Danging With The Stars".

“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo të këndshme.”- ka thënë Elhaida./CNA.al





Lajmet e fundit nga