web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me plis në kokë përballë kamerave/ Stresi ka një thirrje për emigrantët shqiptarë

2022-12-23 08:58:00, Lifestyle CNA

Me plis në kokë përballë kamerave/ Stresi ka një

Dy banorët e Big Brother Vip Kosova, Stresi dhe Gjon Karrica së fundmi kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Ata kanë folur para kamerave të BBV ku ka pasur një kërkesë për të gjithë emigrantët që të vinë në atdhe për festat e fundvitit.

Ata janë shprehur se duhet të bëjë kujdes kur lëvizin.

Këtë thirrje Stresi e ka bërë teksa mbante plisin në kokë, ku mbi të ishin qëndisur simbolet e flamurit kombëtar dhe nënshkrimi “Kosova”.

Kujtojmë se pak ditë më parë Stresi ka folur lidhur me bamirësitë që ai bashkë me një grup bashkëpunëtorësh kanë bërë përgjatë periudhës kur vendi jonë u prek nga tërmeti në 2019.

Ai tha se ndihmat që i janë dërguar shtetit janë vjedhur.

 “Jam sot e kësaj dite i ftohur, ja për popullin tim ja kurrë. E dini përse kam qenë aktiv, sepse më kanë bërë Diaspora se krejt ndihmat që i kanë dërguar në shtet, i kanë vjedhur”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu tregoi se për shpërndarjen e ndihmave e ka ndihmuar Morena Taraku, me të cilët ndan një miqësi të ngushtë.

“Për mua çmimin e parë e ka marrë Austria. Shqiptarët e Austrisë kanë marrë tre autobusa dhe më kanë dhënë ndihmat mua në magazinë. Jemi bërë staf 90 veta, që as shteti nuk e ka pasur këtë staf. Kam marrë ndihma nga Turqia, ka ardhur edhe Morena kemi qenë me telefona 24/7. Mua më zgjat tre javë e gjysmë”, tha ai.

“Kemi qenë probleme për shumë shoqata të tjera. Kemi ndenjur tre javë, kanë qenë mbi 20 vajza që kanë punuar, 30 meshkuj, 10 shofera dhe vinin telefonatat. Kjo është bamirësia dhe kjo bamirësi nuk të varfëron”, vijoi më tej reperi i njohur, Stresi.

 





Lajmet e fundit nga