web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mblidh këlyshat se i ke lënë rrugëve”/ Nuk ndalet Matolale, “shpërthen” kundër Noizy-t

2022-12-20 20:41:00, Lifestyle CNA

“Mblidh këlyshat se i ke lënë rrugëve”/ Nuk

Reperi i njohur shqiptar Matolale ka vendosur të japë një përgjigje deklaratave të Noizy-t për emisionin e Luana Vjollcës.

Noizy ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për sfiden e "Paintball" në emisionin “Zemër Luana” ku i kërkoj moderatorës të heqë foton e tij nga kjo lojë.

Reperi i ka bërë thirrje Luana Vjollcës ta heqë foton e tij dhe të mos shkaktojë më debate mes repereve.

Noizy u përmend në programin e Luana Vjollcës dhe u komentua negativisht e u thumbua nga MatoLale dhe Marin, gjatë një loje të zhvilluar.

MatoLale i është kundërpërgjigjur Noizyt nëpërmjet një një postimi të tij në Instastory.

 Ai reagoi edhe në lidhje me ‘diss-in’ që i bëri Varrosit në emisionin e Luanës, por edhe në lidhje me postimin e Noizyt.

“Varros më beso që po mundohem për mirë vëlla, të të ringjall se ai shoku yt sheh jetën e vet e di ti. Hajde bëjmë dhe ne sikur zihemi se po u shajtëm pajtohemi prapë se nuk u bë nami.

Më këlyshat kujdes se këlyshat vetëm te ty s’rriten kurrë, ktej nga ne rriten shpejt. Te Luana Vjollca ne flasim gjërat tona, siç do bëje ti po të ishe i ftuar ti. Por gjithsesi mblidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve nëpër internet duke mbledhur ndonjë lek për të shtyë muajin”- shkruan Mato./ CNA.al





Lajmet e fundit nga