web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hana feston 4 vjetorin/ Mozzik i bën dhuratën e shtrenjtë vajzës

2022-12-18 21:24:00, Lifestyle CNA

Hana feston 4 vjetorin/ Mozzik i bën dhuratën e shtrenjtë

Ditën e sotme feston 4 vjetorin e lindjes vajza e dy reperëve, Mozzik dhe Loredanës.

Një dedikim emocionues për ditëlindjen e së bijës ka bërë Mozzik, i cili i ka kushtuar disa fjalë të ëmbla Hanës.

Gjithashtu ai ka zbuluar edhe dhuratën e shtrenjtë që ka bërë për të voglën e tij.

Teksa pozon krah Hanës, reperi tregon se i ka dhuruar asaj një orë “Rolex”.

“Gëzuar ditëlindjen fëmija im. Nuk di të qesh apo të qaj, kam një ndjenjë përbrenda që nuk e përshkruaj dot kur përmendet emri yt. Hana jeta ime është shumë e shëmtuar ndonjëherë dhe vetëm ti mund ta bësh të bukur. Ti je arsyeja pse jam e motivuar, ti je e vetmja arsye pse jam e fortë.

Zoti ka qenë i mirë me mua, kur ti erdhe në këtë botë, çfarë bëra për ta merituar. Mund të mos jem një mama “normale” por Hana ti duhet ta dish që po bëj më të mirën time që të të bëj të lumtur. Bëj më të mirën që të jem mamaja më e mirë në botë. Të dua më shumë se Zoti i dashur. Ti je jeta ime, fryma ime, gjithçka e imja. Nuk mund të jetoj pa ty dhe nuk dua të jetoj pa ty. Të lutem rri me mua përgjithmonë, je gjithçka për mua", shkruan Mozzik./ B.A. – CNA.al

Hana feston 4 vjetorin/ Mozzik i bën dhuratën e shtrenjtë

Hana feston 4 vjetorin/ Mozzik i bën dhuratën e shtrenjtë

Hana feston 4 vjetorin/ Mozzik i bën dhuratën e shtrenjtë

Hana feston 4 vjetorin/ Mozzik i bën dhuratën e shtrenjtë





15:39 Lifestyle

Pas skandalit në

Pas disa ditësh nga situata aspak etike që nodhi në emisio...

Lajmet e fundit nga