web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjon Karrica rrëfehet për sëmundjen e tij

2022-12-17 09:51:00, Lifestyle CNA
Gjon Karrica rrëfehet për sëmundjen e tij
Gjon Karrica

Gjon Karrica ose ndryshe Lugati së fundmi ka ndarë një histori prekëse me të cilën jeton çdo ditë prej vitit 2018.

Ai zbuloi se është diagnostifikuar me kancer që në vitin 2018. Ka qenë pikërisht trajtimi për këtë sëmundje që e ka bërë të vështirë që ai të ketë një fëmijë me bashkëshorten tij.

Më tej, ai shpjegoi se kjo ishte një ndër arsyet që u revoltua me “prank”-un e Alisës dhe Urimit për shtatzëninë.

“Ju kisha lutur me shumë respekt që të mos më ndërprisni, nuk dua të dëgjojë asnjë fjalë derisa ta përfundojë. Unë në vitin 2018, mora diagnozën dhe zbulova që kam kancer. Terapitë që kam bërë më kanë lënë me pasoja. Unë kam dashur që të kem edhe një vajzë. Prandaj, u revoltova me lojën e Urimit dhe Alisës. Po mundohem t’i përmbaj lotët, po ka shumë vajza dhe meshkuj që kanë të njëjtën ngjarje”, ka thënë ai

Ai gjithashtu tha se gruaja e tij është me nevoja të veçanta dhe se ajo aktualisht pranë saj ndodhet një kujdesatre që kujdeset për të.

 “Gruan e kam me një kujdestare, sepse është me një hendikep. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua”, theksoi ai.

Pas kësaj deklarate, të tjera detaje kanë dale lidhur me jetën e tij private, ku Kryefjala.com ka publikuar një artikull ku shkruan se Gjoni është i martua me një zviceriane dhe se ka një djal 5 vjeç

Jo vetëm kaq por i njëjti burim bën me dije se bashkëshortja e Gjonit ka humbur 90% të shikimit rreth 7 vite pas martese. Shkak është bërë pikërisht një sëmundje e trashëguar./CNA.al





15:39 Lifestyle

Pas skandalit në

Pas disa ditësh nga situata aspak etike që nodhi në emisio...

Lajmet e fundit nga