web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej kohësh të ndarë, por Kim Kardashian nuk i kursen fjalët e ëmbla për Pete Davidson

2022-09-07 14:05:00, Lifestyle CNA

Prej kohësh të ndarë, por Kim Kardashian nuk i kursen fjalët

Kim Kardashian dhe Pete Davidson prej disa kohësh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por ata vazhdojnë të ruajnë respektin për njëri-tjetrin.

Së fundmi Kim gjatë një intervsite për prestigjiozen “Intervieë” ka folur për komedianin ku nuk ka kursyer fjalët pozitive.

 “Ai është i lezetshëm,” nënvizoi Kim. “Ai është me të vërtetë një person kaq i mirë. Jam e emocionuar për atë që ai ka përcjellur në jetën time.”

Sipas Radar Online, gjërat po ecnin paksa shumë shpejt për Kim, e cila filloi të takohej me Davidson në fund të vitit 2021. E ndërsa ajo kishte shpresuar të ngadalësonte gjërat për sa i përket romancës së tyre, njujorkezi dyshohet se e trembi atë duke i bërë pyetjen e rëndësishme për martesë.

“Ai është i shkatërruar. Të gjithë e paralajmëruan se ajo do ta largonte, por ai nuk e dëgjoi”, tha burimi. “Mos harroni, ky është i njëjti djalë që i propozoi Ariana Grandes pas vetëm disa javësh. Pete nuk mësoi asgjë nga ajo marrëdhënie.”

Me sa duket kim është trembur nda Pete pasi aim und ë tentuar t’i propozojë për martesë asaj në një kohë shumë të shkurtër.

 “Kim është një nënë e shkëlqyer. Ajo është plotësisht e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj dhe çdo mashkull që takon duhet ta dijë këtë. Pete e kuptoi dhe ishte në rregull duke e ndarë Kim-in me fëmijët e saj”, raporton Radar Online./ CNA.al





Lajmet e fundit nga