web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një baba

2022-09-19 11:48:00, Lifestyle CNA

Një baba

Dukagjin Lipa është babi i artistes me famë botërore Dua Lipa, i cili së fundmi po bën xhiron e rrjetit. Që prej shfaqjes së tij në 2019 gjatë “Brit Aëards”, fama e tij u rrit edhe me shumë pasi aty u evidentua se sa i pashëm është për moshën e tij.

Krahas të qënit një baba i mirë për Duan, ai gjithashtu është edhe menaxheri i saj, ndaj babë e bijë shfaqen shpesh së bashku.

Dukagjini është 53 vjeç, por paraqitja e tij është mjaft sharmante. Ai gjithashtu mban “titullin” babai më seksi në industrinë botërore muzikore. 53-vjeçari, gëzon një popullaritet edhe në rrjetet sociale ku ndiqet nga gati 300 mijë ndjekës.

Në rrjetet e tij ai më së shumti shpërndan foto nga udhëtimet e tij, foto familjare, apo foto nga turet e Duas.

Një baba

Po kush është Dukagjin Lipa?

Njëlloj si Dua Lipa, edhe Dukagjini është i lidhur ngusht me muzikën që në moshën e tij të hershme. Ai ishte një yll gjatë viteve 1990, kohë kur bashkëpunonte me disa dhe këngëtari ishte pjesë e grupit ODA, grup nga i cili u shkëput në 1998.

Një baba

Ai luan piano dhe kitarë, ndërsa së bashku me gruan e tij Anesa Lipa, ai ishte përgjegjës për kultivimin e shijes së Duas në muzikë, duke e bërë atë të dëgjojë Oasis, David Boëie, Blur dhe Stereophonics që kur ishte fëmijë.

Një baba

Dukagjin drejton Agjencinë e Komunikimit të Republikës, e cila që nga viti 2018 është organizatore e Festivalit Ndërkombëtar Sunny Hill./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga