web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mori famë pas daljes në klipin e Noizyt/ Kush është modelja që po “çmend” ndjekësit me pozat “e nxehta”

2022-12-14 14:52:00, Lifestyle CNA

Mori famë pas daljes në klipin e Noizyt/ Kush është modelja

Klaudia Kalia është modelja e cila mori shumë famë dhe vëmendje, pas pjesëmarrjes së saj si figurante në videoklipin e reperin Noizy.

Ajo ishte protagonist kryesore në videoklipin e këngës “Tunde”.

Në vitin 2017 ajo  fitoi kurorën e Miss Grand International 2017.

Klaudia gjithashtu ka folur më herët edhe për jetën e saj në Dubai ku dhe ushtron profesionin e modeles.

Modelja është 22-vjeçe, dhe kur ishte në moshën 19-vjeçare ajo lidhi një kontratë me Fashion TV, por gjithmonë ka shprehur ambicien e saj për një karrierë ndërkombëtare.

Ish-missi nga Shkodra ishte gjithashtu pjesë e këngës së Noizyt, “A të kujtohet”, por më pas ajo deklaroi se nuk ka pasur dëshirë të jetë pjesë e klipit.

“Unë isha pjesë e klipit të Noizyt dhe arsyeja është për shkak të miqësisë, ishim një grup shoqëror atje, por klipet nuk më pëlqejnë aq shumë. Nuk kam asnjë dëshirë për klipe këtu në Shqipëri, edhe pse të gjitha më janë ofruar”, - shprehej Klaudia para disa vitesh duke shtuar se Getoar Selimi, Ermal Fejzullahu, Ledri Vula, Butrint Imeri kanë ofruar t'a kenë në klipet e tyre, por ajo nuk e ka pranuar: "Nuk më pëlqeu, nuk më pëlqeu..." thotë ajo duke qeshur./CNA.al





08:30 Lifestyle

Sa paguhet në

Prej disa ditësh moderatores së njohur Jonida Vokshi, ...

Lajmet e fundit nga