web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arbana nuk do moderojë e vetme/ Çfarë suprizash priten në Festivalin e Këngës

2022-12-13 15:21:00, Lifestyle CNA
Arbana nuk do moderojë e vetme/ Çfarë suprizash priten në
Moderatorja Arbana Osmani

Më datë 19 dhjetor do të nis edicioni i 61 i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Arbana Osmani do të moderojë këtë vit Festivalin e Këngës dhe gjatë konferencës për shtyp në lidhje me organizimin e tij, Arbana ka zbuluar disa supriza të reja.

Moderatorja disa ditë para natës së parë të festivalit zbuloi se do të jenë të ftuar special fituesit e Eurosong, Kalush Orchestra.

Përveç kësaj, nuk do të moerojë e vetme në skenën e Pallatit të Kongreseve, por ajo ende nuk ka preferuar ta zbulojë se kush moderator do ta shoqërojë atë përgjatë 4 netëve.

Ndryshe nga vitet e mëparshme këtë vit kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision do të zgjidhet nëpërmjet votave të publikut.

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Ndërsa kënga që do të na përfaqësojë do të jetë ajo e cila rezulton më e votuara nga publiku.

Arbana Osmanit është shprehur më herët  veçoria e këtij edicioni është se përtej çdo gjëje, qendra e organizimit do të jetë muzika dhe artistët alternativë e sidomos ata të rinj./ CNA.al

 





08:30 Lifestyle

Sa paguhet në

Prej disa ditësh moderatores së njohur Jonida Vokshi, ...

Lajmet e fundit nga