web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjesti i Irina Shayk ‘tërbon’ ndjekësit/ ‘Shpërthejnë’ në kritika: Fashiste e Putinit

2022-07-15 16:38:00, Lifestyle CNA
Gjesti i Irina Shayk ‘tërbon’ ndjekësit/
Modelja, Irina Shayk

Supermodelja ruse Irina Shayk, është vendosur në shënjestër të ndjekësve, të cilat nuk kanë kursyer kritikat për yllin e pasarelave.

Ajo akuzohet për “mbështetje të luftës së Vladimir Putin”, pasi ka përdorur në rrjetin e saj social Instagram  simbolin ‘Z’, të agresonit rus në Ukrainë.

Kjo ka mjaftuar për tu sjellë në kujtesë përdoruesve të mediave sociale se, ylli me origjinë ruse dhe ish-e fejuara e yllit të Hollivudit, Bradley Cooper, kishte pozuar më parë me një libër që tregonte imazhin e Vladimir Putin.

Gazetarja ukrainase Maria Romanenko postoi ne Tëitter në lidhje  me modelen e famshme.

 “Irina Shayk – modelja me famë botërore nga Rusia e cila kohët e fundit ka punuar për @Beyonce, Jean Paul Gaultier, @Burberry dhe të tjerë – postoi një mesazh të çuditshëm, të fshehtë në Instagram me fjalën “Russianz”.

Menjëherë kanë vërshuar komentet negative për modelen ruse.

"Unë me të vërtetë shpresoj që këto marka të rishqyrtojnë punën me  modelen, kur Rusia përdor  simbolin Z për të vrarë ukrainasit”, ishte një nga komentet.

Ndërsa një tjetër nuk nguroi të shprehte mendimet e tij radikaliste në lidhje me këtë temë.

 “Shpresojmë që një ditë të ndiheni njësoj si njerëzit nga Ukraina që humbën fëmijët e tyre” shkruan ai.

Një komentues tjetër e quajti atë si ‘mbështetëse të Putinit’ dhe duke etiketuar dhe shtëpinë e modës ku punon modelja  : “@victoriassecret si ndiheni kur bashkëpunoni me fashisten ruse që mbështet luftën gjenocidale të Rusisë kundër Ukrainës?”./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga