web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari e thotë

2022-10-27 12:39:00, Lifestyle CNA

Gazetari e thotë

A na bën mirë flirti? Kjo është një pyetje që bëjmë të gjithë brenda vetes, sidomos kur jemi në një marrëdhënie me dikë tjetër. Të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” gazetari Foni Ilia, juristja Eva Huli dhe blogerja Antoneta Koçi folën për këtë temë me moderatorin Alban Musa.

Gazetari Foni Ilia ka deklaruar se tha flirti i bën mirë shëndetit pasi çlirohet hormoni i oksitocinës dhe ulet niveli i stresit.

"Flirti bën mirë për shëndetin për të dy personat. Brenda trupit tonë janë disa hormone që na bëjnë të ndihemi mirë. Duke u rritur oksitocina që është hormoni i kënaqësisë, ulen parametrat e stresit.“, tha ai për ABC e mëngjesit.

Duke diskutuar lidhur me pretendimet ekonomike që vajzat kanë tek djemtë, gazetari u shpreh se vajzat e zgjuara janë ato që “kapin” djemtë e pasur.

Duke u ndalur te pjesa ekonomike, Foni shtoi: “Zgjuarsia e një femre është të gjejë një burrë me para. Në çastin që do të ikni nga flirti dhe do të krijoni një familje, do një siguri për ata që do të lindi dhe duhen rritur. Prandaj, i kanë lënë aq kohë femrës sa të ngjizë vetëm një fëmijë në vit.

Kurse një burrë po të ketë 50 gra, 50 fëmijë bën. Po flas për biologji, për studime dhe jo për eksperienca personale.”/CNA.al

Gazetari e thotë





09:44 Lifestyle

Fifi

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, së fu...

14:04 Lifestyle

Modelja mbipeshë

Një influencere mbipeshë ka dalë publikisht me të dashurin...

Lajmet e fundit nga