web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fifi

2022-10-27 09:44:00, Lifestyle CNA

Fifi

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, së fundmi ka bërë një reagim të gjatë ku ka shpërthyer nga Top Channel, kjo pasi ata kishin publikuar promon e sezonit të dytë të Big Brother, ku kishin shfaqur edhe pjesën ku këngëtarja pretendonte se i ka rënë të fikët.

Pasi kishte parë video promon, ajo ishte ndjerë keq dhe menjëherë ka reaguar në story duke u shprehur se Top Channel, po e nxjerr keq në public dhe po i kujton një moment mjaft delikat të saj.

“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, tha Fifi ndër të tjera.

Më tej, Fifi ka thënë: “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”.

“Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, u shpreh Fifi në Instastory.

Pas këtij reagimi Top Channel ka fshirë promon./CNA.al

 





14:04 Lifestyle

Modelja mbipeshë

Një influencere mbipeshë ka dalë publikisht me të dashurin...

Lajmet e fundit nga