LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodh kur përdorni shumë krem për duart?

2023-01-31 17:07:00, Lifestyle CNA
Çfarë ndodh kur përdorni shumë krem për duart?
Foto ilustruese

Dimri mund të jetë i vështirë për duart tuaja, falë temperaturave në rënie dhe larjes së shpeshtë të duarve gjatë stinës së dimrit. Kremi i duarve është një mundësi për ti trajtuar dhe për të mbajtur sa më të lëmuar lëkurën, por disa ekspertë thonë se përdorimi i tepërt mund të bëjë tërësisht të kundërtën, duke shkaktuar një efekt të padëshiruar që mund ta lërë lëkurën tuaj më të varur nga produktet e kushtueshme sesa do të dëshironit.

Kur përdorni shumë krem ??për duar, lëkura juaj mund të prodhojë më pak lagështi.

Hidratimi i duarve me kremin e duhur mund të ndihmojë që lëkura juaj të mbetet e lëmuar, e butë dhe pa acarim. Mund të ndihmojë gjithashtu në promovimin e elasticitetit në lëkurën tuaj, duke i dhënë asaj një pamje rinore për më gjatë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kur bëhet fjalë për përdorimin e kremit të duarve, mund të ketë edhe efekte negative.

Sinjalin se po përdorni tepër kremin e duarve do ta tregojë lagështia e tepëryt që do të ndjeni në lëkurën tuaj  dhe mund të ngadalësojë prodhimin e lipideve dhe proteinave.

Kjo mund të kthehet në një cikël vicioz në të cilin lëkura juaj duket e thatë sepse nuk po prodhon më lëndët ushqyese të nevojshme, gjë që ju bën të hidratoheni më shumë.

Provoni këto këshilla për t'i mbajtur duart tuaja të buta.

Përveç hidratimit me kremra duarsh, disa hapa të tjerë të thjeshtë mund t'i ndihmojnë duart tuaja të qëndrojnë të buta dhe të lëmuara. Dermatologu Corey L. Hartman , është shprehur se, mund t'i mbrojmë duart duke aplikuar seancave hidratuese: "Merrni parasysh marrjen e një hidratuesi , pasi mund të ndihmojë në luftimin e thatësisë nga moti dhe nga larja e vazhdueshme .

Vishni doreza dimërore kur dilni jashtë dhe përdorni doreza nëse lani enët ose pastroni, për të mbrojtur duart", rekomandon ai.

Hartman shton se duke i hidratuar duart gjatë natës mund të keni më pak nevojë të përdorni kremrat gjatë ditës./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga