web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ermal Mamaqi e thotë troç: O unë o Luana në Tv Klan

2022-10-11 10:45:00, Lifestyle CNA
Ermal Mamaqi e thotë troç: O unë o Luana në Tv Klan
Ermal Mamaqi, Luana Vjollca

Në puntatën e mbrëmshme të "Dance With Me Albania", nuk munguan sërish deklaratat thumbuese të Ermal Mamaqit. 

Ai është shprehur se në televizionin Klan duhet të qëndrojë ose ai ose Luana Vjollca, e cila së fundmi është bërë pjesë e televizionit. Ishte Alketa ajo që "ngacmoi" situatën kur i tha Ermalit se ka bërë gabim që ka ikur nga Klan-i.

“Dëgjo, na mungon ai “Xing me Ermalin”. Nuk e di pse ike nga Klani. Ishe dhe komshi shumë i mirë, të betohem” – tha moderatorja.

“Asnjëherë nuk është vonë, kurrë mos thuaj kurrë” , vijoi Alketa por Ermali menjëherë u hodh duke thënë: “Tani, o unë o Luana këtu.

“Klani është i madh, ka vend për të gjithë”, vijoi më tej Alketa.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Ermali bën deklarata provokuese, pasi pak kohë më parë bëri bujë për një koment të tijin ndaj konkurentes Arta Nitaj.

Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet, nisur edhe nga vetë reagimi i modeles.

Modelja ka folur gjatë klipit të saj në lidhje me situatën dhe theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë. Modelja shtoi se Ermali e bëri këtë deklaratë për klikime.

“Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”- u shpreh konkurrentja duke thumbuar aktorin./CNA.al





10:35 Lifestyle

E kuqja

Rina Balaj pas ndarjes nga Sin Boy sa vjen dhe shfaqet edh...

17:49 Lifestyle

Një

Nora Istrefi është një ndër këngëtaret shqiptare, me forma...

Lajmet e fundit nga