Fallen today / Klodiana Lala reveals what drowned the two police officers
Today, two senior police officers were placed under ho...

Represioni i skajshëm në kufijtë e një diktature klasike, ka sjellë dhe regresin e Shqipërisë në të gjithë treguesit demokratikë. Një nga këta është sistemi i drejtësisë. Ideja dhe përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për instalimin e një rrjeti efikas në këtë sistem, kanë mbetur në tentativë për të mos thënë se ka dështuar. Vetingu i pritur si një "armë" shpresëdhënëse kundër korrupsionit në drejtësi, tashmë rezulton më shumë si një shpatë diskriminuese mbi kokat e gjuetarëve pa mbështetje politike, mafioze, klanore dhe krahinore. Tashmë kjo rrjetë në duart e peshkut të madh të kupolës qeveritare kap të pafajshmit dhe peshqit e vegjël duke siguruar përfundimisht qelbjen e "peshkut" të drejtësisë nga koka. Kjo ka paraprirë skandalet e njëpasnjëshme që konturojnë sot gjyqësorin dhe prokurorinë shqiptare. Shkarkim emërimet të direktuara nga shefi i madh, kanë bërë që krimi i organizuar, krimi politik të përqendrojë një potencial e arsenal të rrezikshëm kurajoje për demontuar dhe elementin e fundit të shpresës se në Shqipëri mund të ketë drejtësi.
Një operacion mafioz i mbështetur dhe dirigjuar nga shefat politikë është dhe risjellja në skenë e dosjes "Hajdari" me qëllim manipulimin e saj në favor të vrasësve që tashmë vuajnë dënimin. Manipulimi nuk është thjesht një lëvizje për zbutjen e dënimit të tyre por për lirimin dhe shkarkimin e tyre nga akuza për vrasjen e organizuar të liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Kjo ka sjellë një riaktivizim të shumë elementëve dhe segmenteve të lidhura me vrasjen politike të shekullit.
Një ndodhi shumë domethënëse është ikja e Demë Dollapit (Dollapaj) nga Shqipëria. Demë Dollapi (Dollapaj) është një personazh shumë i njohur për publikun si mbështetës i rangut të parë i Partisë Demokratike. Dhe ata që e njohin, e dinë mirë se ikja e tij mund të ketë ardhur vetëm si rezultat i kërcënimeve ekstreme. Por edhe sipas informacioneve të konfirmuar nga vetë ai, bëhet fjalë për një kërcënim të hapur, të mirëmenduar e organizuar i cili me gjasë nuk ka objektiv vetëm Demë Dollapin(Dollapaj) si një dëshmitar shumë i rëndësishëm i çështjes. I thirrur në një nga seancat si dëshmitar, z. Dollapi (Dollapaj) ka konfirmuar edhe njëherë me dëshminë e tij fajësinë e të dënuarve.
Gjithsesi duke patur parasysh faktin se dëshmitë e z. Dollapi(Dollapaj) janë vërtet të rëndësishme por jo të panjohura si zhvillime, e kemi të vështirë për të imagjinuar se çfarë mund të ngjajë me dëshmitarë të tjerë të mundshëm. Situata tejet biotike për lulëzimin e krimit, e krijuar gjatë viteve të fundit mund të sjellë zhdukje në masë të dëshmitarëve jo vetëm për dosjen Hajdari e cila është shumë delikate dhe politike njëkohësisht por dhe për dhjetëra çështje të tjera që kanë të bëjnë e krime mafioze shumë të bujshme apo me korrupsion të niveleve të larta. Në keto kushte, Demë Dollapi(Dollapaj) i cili është kërcënuar me jetë mund të quhet me fat që ka arritur të arratiset nga Shqipëria. Por lind pyetja edhe sa të tjerë do të mund t'i shpëtojnë "industrisë" së eliminimit fizik të dëshmitarëve? Se këtu nuk bëhet fjalë për një emër apo rast të vetëm siç është ky i Demë Dollapit(Dollapaj) . Por bëhet fjalë për një fenomen allasiçilian i cili do të krijonte një dështim të çdo tentative për vënien e drejtësisë në vend./CNA.al
Today, two senior police officers were placed under ho...
A yacht has sunk in Drimadhes, Dhërmi. The vessel, ab...
The Regional Directorate of AMP Elbasan-Korça has arre...
New details have been revealed from the drowning of th...
A massive accident was registered this afternoon near ...
Xhonatan Isufi, reperi i njohur si Don Xhoni është sho...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Astirit. Një mjet i ton...
An accident occurred this afternoon in the village of ...
Journalist Anila Hoxha spoke today about drug traffick...
The appeal of GJKKO has upheld the security measure of...
The video of the tragic accident that happened around 14:0...
Investigative journalist, Anila Hoxha, has stated that the...
A serious incident occurred in Debar, where a minor lo...
Journalist Klodiana Lala said that Marklen Haka, a for...
The accident that happened today in Berat has registere...
The Sector of the Korça Police Supervision Agency, in t...
The Special Court of Appeals for Corruption and Organi...
A 10-year-old left the apartment and never returned. ...
Vlora Police has started checks in the territory of th...
The electric cabin near the historical area of the c...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Working hours vary considerably across Europe, with some c...
The still uncounted votes of the diaspora for the early pa...
While the number of active conflicts in the world has reac...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...