LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në pranga i riu/ Veshjeve u vendose stampa false të markave të njohura dhe i shiste

2024-03-02 10:57:00, Kronika CNA

Në pranga i riu/ Veshjeve u vendose stampa false të markave të

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë një 29 vjeçar me iniciale D. A, i cili në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon operacioni policor i koduar "Brands", nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar "Brands", dhe kanë ndaluar shtetasin në kërkim D. A., 29 vjeç.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, magazinonin në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën "5 Maji", mallra (veshje) të dyshuara të kontrabanduara nga Turqia, të cilave i vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, me qëllim për t’i shitur me çmime shumë të larta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA 

Lajmet e fundit nga