
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp, dha detaje mbi rezultatet e hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det”, i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët, më datë 15.08.2023.
Në këtë megaoperacion antidrogë u përfshinë disa institucione si SPAK, Policia e Shtetit, Guarda Di Finanza, zyra e Interforcës italiane në Shqipëri dhe FRONTEX.
“Fillimisht, dua t’ju sjell në vëmëndje dinamikën e megaoperacionit “Flakë në det”, i cili u organizua në bazë të inteligjencës policore dhe u realizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, GDF-në, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe FRONTEX-in.
Në vijim të punës për goditjen e grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit që në fillim të këtij viti, ka shtuar masat për monitorimin në terren, duke përdorur të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore që ka në dispozicion.
Në përmbushje të këtij prioriteti dhe në zbatim të motos “Kufij të pakalueshëm për krimin e organizuar”, u zhvillua dhe u finalizua dhe megaoperacioni policor “Flakë në det””, tha Rrumbullaku.
Megaoperacioni filloi menjëherë pas njoftimit të strukturave monitoruese në terren, për lëvizjen e një mjeti lundrues të shpejtë, nga laguna e Patokut, në drejtimin jug-perëndim. Ky mjet lundrues ka kontaktuar në det në një distancë 12 milje një tjetër mjet lundrues tip Velierë, dhe dyshohet se shtetasit në këto 2 mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.
Në megaoperacion u përfshinë avionët e FRONTEX-it, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjete të GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e velierës.
Shtetasit që ndodheshin në velierë, sapo kanë konstatuar se ishin të rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi, kanë tentuar të largohen, por janë kapur në flagrancë.
Në të njëjtën kohë kur u ndërhy nga deti, Forcat Speciale “RENEA” ndërhynë nga toka, në ambientet e një lokali në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.
Në vijim, u shoqëruan në Polici dhe u arrestuan 4 shtetas shqiptar dhe 2 shtetasit ukrainas të cilët u kapen në mjetin e vogël lundrues, në afërsi të velierës, të cilës i kishin vënë zjarrin.
Rrumbullaku bëri me dije se gjatë megaoperacionit “Flakë në det” u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash, në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera.
Gjithashtu, u sekuestruan një sasi prej 23 kg lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS.
Kreu i Policisë së Shtetit deklaroi se, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit:
Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe;
Arben Dalipaj, banues në Vlorë;
Roland Guza, banues në Durrës;
Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.
Megaoperacioni ”Flakë në det”, hetimet e kryera dhe veprimet e sotme, konfirmojnë vendosmërinë e Policisë, për të luftuar në bashkëpunim me partnerët krimine organizuar, por edhe përforcojnë këmbënguljen tonë për t’u vetëpastruar nga çdo individ, i cili uniformën e Policisë e përdor në shkelje të betimit të tij, duke mos i shërbyer shërbyer ligjit, shoqërisë, mbrojtjes së jetës dhe të drejtave të qytetarëve.
Kreu i Policisë së Shtetit u bëri thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të informojnë policinë për përfshirjen e unifromave blu në krim.
“Duke përfituar nga rasti, i bëj thirrje çdo qytetari, që të mos hezitojë të informojë për çdo veprim të punonjësve të Policisë në shkelje të detyrës, pasi vetëpastrimi në radhët e Policisë së Shtetit, nuk është për ne një fushatë, por një prioritet dhe një proces i pandërprerë për të ndërtuar një Polici me integritet të lartë moral e profesional, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor.
Siguroj qytetarët se Policia e Shtetit, është maskimalisht e vendosur për të luftuar me forcën e ligjit çdo fenomen kriminal që cenon rendin dhe sigurinë publike, si dhe jetën dhe pronën e qytetarëve.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm si dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijojnë operacionet për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, tha ai./ CNA
Policia e Shtetit dhe SPAK kanë kryer një megaoperacio...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, has react...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka bë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrubmullaku ka dhënë d...
The Director General of the State Police, Chief Madhor Muh...
The State Police in cooperation with SPAK have carried out...
This Monday, 3 cases of crossing the border with illeg...
The motive of the fight between minors in Korça, where a 1...
A young man has been reported missing by his family in...
An accident was registered this Monday around 09:45, o...
CNA has learned new details about the health condition...
Several thefts committed during the last 2 weeks, in 5 dif...
The police of Elbasan have arrested 3 people, SM, 59 years...
A person was found dead around 07:50 this morning. Th...
Other details come to light from the injury of the young m...
The Alps of Albania, with their natural beauty, are attrac...
Korça Police has issued an official announcement regarding...
A 14-year-old boy from Korça has arrived at the region...
"Mother Teresa" University Hospital Center came out this S...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...