web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb drejtimin e automjetit dhe bie në Lanë, dërgohet në spital efektivi dhe pasagjeri

2024-05-03 09:13:00, Kronika CNA
Humb drejtimin e automjetit dhe bie në Lanë, dërgohet në
Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident te ura e Shkozës, ku punonjësi i policisë i "Shqiponja", A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit/CNA 





Lajmet e fundit nga