web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djali e denoncoi si të humbur/ Gjendet e pajetë 73-vjeçarja në Lezhë

2022-07-27 21:45:00, Kronika CNA
Djali e denoncoi si të humbur/ Gjendet e pajetë 73-vjeçarja
Foto ilustruese

Një grua është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin, e cila ishte denoncuar si e humbur.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia bën të ditur se për 73-vjeçaren, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj), për të bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Ndërkaq, grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga