web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet e aksidentit në aksin Elbasan-Peqin/ I mituri i merr jetën 73 vjeçarit

2022-12-13 21:12:00, Kronika CNA
Detajet e aksidentit në aksin Elbasan-Peqin/ I mituri i merr jetën 73
Foto ilustruese

Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi  automjetin tip "Benz", ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin.

 Si pasojë 73 vjeçari ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga