LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DETAJE nga arrestimi i Liam Osmanit/ Hyri nga Rinasi me pasaportë gjermane, çfarë tha në Polici

2024-03-04 13:00:00, Kronika CNA
DETAJE nga arrestimi i Liam Osmanit/ Hyri nga Rinasi me pasaportë gjermane,
Liam Osmani

Detaje të reja kanë dalë për arrestimin e Liam Osmanit, i cili u ndalua nga autoritetet pasi u fut në shtëpinë e "Big Brother". 

Sipas autoriteteteve, Osmani rezultonte i dënuar për mashtrim dhe ka hyrë nga Rinasi 10 ditë më parë me pasaportë gjermane. 

I çuditshëm është fakti që sesi Liam Osmani nuk u kap nga sistemi TIMS në momentin që kaloi kufirin në Rinas. 

Ai rezulton i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim, pasi nuk pagoi 6000 euro për 17 bileta turistike në 2019.

Ndërkohë para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar./CNA 

 

Lajmet e fundit nga