Studentët në Filipine krijojnë kapelet
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se një vendim për liberalizimin e viza për Kosovën pritet të merret kah mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit, duke theksuar se shpreson që ky vendim të jetë pozitiv.
Gjatë një konference për media në Prishtinë më 24 tetor, Von Cramon tha se shpreson që të mos vendosen kushtëzime apo që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me ndonjë metodologji të re të Bashkimit Evropian.
“Vendimi do të jetë dikur kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por, pyetja është që a do të çojë te një sistem i ri i kushteve për vizat, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo përfundimisht do të shohim një datë për vizat”, tha ajo.
Gjatë mbledhjes së një grupi punues të vizave në Këshillin e BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë raportohet se kanë kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem elektronik mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Shengen.
Procedura ligjore për të miratuar këtë sistem ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 - pa ndonjë datë të saktë.
Von Cramon tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për vizat dhe vendimi për këtë çështje është i vonuar, por shtoi se vonesat janë “të padrejta” për shtetasit e Kosovës, që janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen.
Raportuesja për Kosovën në PE foli edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Von Cramon tha se Kosova duhet të përkrahë një propozim të Francës dhe Gjermanisë, që thuhet ka për synim të shtyjë përpara Prishtinën në rrugën evropiane.
“Unë dua të komentojë për nismën e re franko-gjermane. Po shihet se ka përparim të ri. Është një frymë e re në gjithë procesin. Po e shohim se në të dy anët, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, njerëzit e kanë kuptuar se është koha, është momenti që të arrijmë, nëse jo një marrëveshje përfundimtare, të paktën një pako që do të ishte e pranueshme për të dyja palët”, tha ajo.
Sipas saj, edhe nëse kjo marrëveshje nuk parasheh 100 për qind kërkesat e Kosovës në dialog, është më mirë që të fitohet “90 për qind” tani dhe shteti të ecë përpara, por shtoi se ky është rekomandimi i saj dhe se i mbetet liderëve në Kosovë të vendosin për këtë çështje.
“Shumë njerëz kanë shkruar për këtë propozim franko-gjerman, që është një mundësi e madhe, dhe unë do t’i kërkoja secilit që është në pushtet dhe që të mund të marrë vendime, t’i shqyrtojnë me kujdes këto propozime. Mendoj se ky është rast i mrekullueshëm që të dy palët të ecin përpara drejt integrimit evropian, që mendoj se është absolutisht i nevojshëm. Kosova si vendimi më pro-evropian duhet ta përkrahë këtë”, tha Von Cramon.
Franca dhe Gjermania është raportuar se i kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, për shtyrjen përpara të procesit të dialogut.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara, në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë të Serbisë në BE.
Edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen për këtë nismë, duke thënë se do të zhbllokonte rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve euroatlantike.
Kosova dhe Serbia kanë nisur procesin e dialogut për normalizimin e raporteve më 2011, me ndërmjetësimin e BE-së. Prishtina kërkon që ky proces të përfundojë me një marrëveshje që do të përfshinte njohjen reciproke, por Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...
Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar dronët e prodhimit ira...
On Sunday (October 23), the Chinese Communist Party of...
Britain's former finance minister Rishi Sunak announced hi...
Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë n...
The Russian defense minister hinted on Sunday that Ukraine...
President Joe Biden joked that he has a hard time acce...
When Americans head to the polls on November 8, they w...
The Serbian Progressive Party and the Socialist Party ...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that K...
A Russian military jet crashed into a residential building...
Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë ...
Hanna, a doctor by profession, joined an infantry brigade in...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, said that the reque...
A Palestinian militant group has accused Israel of killing...
Irani ka premtuar se do t’i japë Rusisë raketa tokë-tokë s...
Last Friday, Lola was found brutally murdered in her backy...
Nëse do t'u besosh mediave të kontrolluara në Serbi, atëhe...
Citizens in Slovenia vote in a presidential election on Oc...
The voting process for the partial local elections in Mont...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
At least six people were killed on Sunday after two helico...
Romanian President Nicos Dan announced that he is nominati...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...