Putin propozon krijimin e një “unioni të gazit natyror” me Kazakistanin dhe Uzbekistanin
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar krijimin e nj...

Shtëpia e Bardhë është vendosur në një pozitë delikate me Kinën, konkurrentin e saj më të madh, duke shprehur hapur mbështetje për protestat paqësore, që u shfaqën në të gjithë vendin. Por, për shkak të tyre, zyrtarët e administratës po peshojnë me kujdes fjalët në lidhje me politikat e rrepta "zero-COVID" të Kinës. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Anita Powell, njofton nga Shtëpia e Bardhë.
Protestat në rrugë kanë tronditur disa qytete kineze ditët e fundit, pasi 10 persona humbën jetën për shkak të zjarrit që ra në një ndërtesë banimi, që mbahej nën izolim nga autoritetet, duke shkaktuar zemërim të gjerë mbi kontrollet e rrepta ndaj COVID-it.
Në Shtëpinë e Bardhë reagimi ishte i matur.
“Mesazhi ynë për protestuesit paqësorë anembanë botës është i njëjtë dhe i pandryshuar: njerëzve duhet t'u lejohet e drejta për t'u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore ndaj politikave, ose ligjeve, apo diktateve të cilat ata i kundërshtojnë”, tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Por, shtoi zoti Kirby, administrata ishte e kujdesshme në diskutimin e menaxhimit të rreptë të pandemisë nga Pekini, që ka çuar në mbylljen e shkollave dhe bizneseve dhe ka mbajtur dhjetëra miliona njerëz të mbyllur në shtëpi.
“Bllokimet nuk janë një politikë që ne e mbështesim këtu. Natyrisht, ka njerëz në Kinë që kanë shqetësime për këtë dhe ata po protestojnë. Ne besojmë se ata duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore”.
Në Kongres, ligjvënësit amerikanë janë më të hapur, duke theksuar ankesat e protestuesve për censurën e qeverisë kineze, simbolizuar nga copa letrash të bardha bosh.
“Ne po shohim popullin kinez të ngrihet kundër qasjes drakoniane të partisë komuniste të Kinës dhe të jetë i shqetësuar jo vetëm për politikat e COVID-it, por edhe për censurën. Jam në anën e popullit kinez. Mendoj se populli kinez po shpreh dëshirën e tij për të pasur më shumë liri dhe më pak censurë në vendin e tij dhe unë qëndroj me ta”, tha senatori demokrat Mark Warner.
Qeveria e Kinës ka kundërshtuar akuzën se zjarri në apartament, në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore, ku jeton pakica myslimane ujgure, u shkaktua nga politikat e tyre për pandeminë.
“Në mediat sociale ka forca me motive të fshehta që e lidhin këtë zjarr me reagimin ndaj COVID-19”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian.
Ai nuk tha se kur do të përfundonte kjo politikë.
Vëzhguesit që ndjekin zhvillimet nga afër thonë se një gjë është e qartë: protestat janë të pazakonshme.
“Këto janë veprime që të fusin në burg. Është shumë domethënëse që njerëzit janë të gatshëm të flasin publikisht, me zë të lartë, të regjistrohen dhe të përpiqen të mobilizojnë edhe njerëz të tjerë për ta mbështetur këtë. Është një shenjë që tregon se sa të zemëruar janë njerëzit. Nuk do të thosha se kjo është, një lëvizje apo diçka e tillë. Por është ndryshe nga protestat normale në Kinë, të cilat zakonisht janë shumë më të lokalizuara”, thotë Julian Ku, me universitetin Hofstra për "Zërin e Amerikës".
Dhe është e qartë se këto politika të rrepta – që synojnë të ndalojnë përhapjen e virusit – nuk po ndalojnë përhapjen e pakënaqësisë.
Protesta në mbështetje të atyre në Kinë, janë zhvilluar edhe në qytete të tjera anembanë botës, siç ishte ajo e komunitetit ujgur përpara godinës së Departamentit të Shtetit, të hënën këtu në Uashington./ VOA
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar krijimin e nj...
Sipas Presidentit të Shoqatës së Dhomave Gjermane të I...
The largest active volcano in the world, Mauna Loa, has er...
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman po shqyrton planet...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se “epoka e a...
Rusia ka kritikuar komentet e Papa Françeskut se disa grup...
Pas pothuajse tre vjetësh të kufizimeve të ashpra ndaj COV...
The German government on Monday defended plans to make it ...
Gjeneral iranian Amir Ali Hajizadeh ka pranuar se më shumë...
The White House on Monday joined some Republicans' critici...
NATO Foreign Ministers will meet for two consecutive days ...
The Indo-Pacific region will play an "important and profou...
Although the cold has started in Europe, the relations bet...
The United Nations says the situation in the southern ...
The United States should end its prosecution of Julian...
The Biden administration is planning a potential $323 ...
The Kremlin announced on Monday that the Zaporizhia nu...
The Pentagon is considering a proposal by the Boeing c...
On Monday, the European Union expressed concern about ...
In a referendum on Sunday, Slovenians supported a law ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...