The largest active volcano in the world erupts
The largest active volcano in the world, Mauna Loa, has er...

Sipas Presidentit të Shoqatës së Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) Peter Adrian, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në Republikën Federale të Gjermanisë, kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen të refuzojnë porositë dhe të reduktojnë shërbimet e tyre. Prandaj, Adrian insiston për procedura më të lehta për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. "Edhe në krizën aktuale, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është rreziku i dytë më i madh i biznesit për kompanitë pas kostove të energjisë," i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit (dpa). "Shumë kompani janë duke shpresuar se fluksi i punëtorëve të kualifikuar nga vendet e treta do të bëhet edhe më i lehtë."
Qeveria federale po punon aktualisht në reformën e ligjit për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar të miratuar në vitin 2020. Sipas Adrianit, ligji aktual e ka lehtësuar ardhjen e specialistëve nga vendet jashtë Bashkimit Europian. "Por përvoja në kompani tregon se shumë gjëra janë ende tepër të ndërlikuara, zgjasin shumë e madje edhe dështojnë tërësisht."
Kritika për proceset e ngadalta të autoriteteve

Nga pikëpamja e kompanive, është e rëndësishme që emigrantët të mos kenë nevojë të tregojnë dëshmi të kualifikimeve ekuivalente me ato në Gjermani, para arritjes në këtë vend. "Për shkak se përvoja e përditshme në kompani tregon se kualifikimet e munguara shpesh mund të arrihen edhe gjatë punës së përditshme. Për një fillim sa më të mirë në kompani, është e rëndësishme të promovohet më intensivisht edhe mësimi i gjuhës gjermane jashtë vendit. "
Por proceset e autoriteteve të përfshira në ardhjen e fuqisë punëtore duhet të funksionojnë më shpejt dhe me pak pengesa. Në veçanti, koha e pritjes për një takim për të aplikuar për vizë pune është shpesh mjaft e gjatë dhe duhet të kalojnë muaj të tërë deri në marrjen e një orari takimi. Ndërkohë që për të tërhequr me sukses punëtorë të kualifikuar, duhet më shumë, thekson Adrian.
"Kjo fillon prej ofertës për vendstrehim të përshtatshëm e deri tek kujdesi për fëmijët e tyre. Nëse duam të frymëzojmë njerëz nga e gjithë bota për të punuar në Gjermani, atëherë duhet t'u japim edhe mundësinë që të ndihen të mirëpritur në Gjermani."
Planet për lehtësimin e marrjes së shtetësisë

Planet aktuale të qeverisë federale përfshijnë edhe thjeshtimin dhe lehtësimin e marrjes së shtetësisë gjermane, pra shkurtimin e afateve për marrjen e një pasaportë gjermane, por edhe lejimin e mbajtjes së dy pasaportave. Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher i ka mbështetur këto plane: "Problemi me fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani do të përkeqësohet masivisht për shkak të problemeve demografike dhe konkurrencës në rritje për punëtorët e kualifikuar. Ndaj politikanët duhet të veprojnë më me vendosmëri sesa deri tani", tha Fratzscher për gazetën "Handelsblatt". Një perspektivë e qartë për shtetësinë është një element i rëndësishëm për ta bërë Gjermaninë më tërheqëse për punëtorët e huaj të kualifikuar, thotë ai./DW
The largest active volcano in the world, Mauna Loa, has er...
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman po shqyrton planet...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se “epoka e a...
Rusia ka kritikuar komentet e Papa Françeskut se disa grup...
Pas pothuajse tre vjetësh të kufizimeve të ashpra ndaj COV...
The German government on Monday defended plans to make it ...
Gjeneral iranian Amir Ali Hajizadeh ka pranuar se më shumë...
The White House on Monday joined some Republicans' critici...
NATO Foreign Ministers will meet for two consecutive days ...
The Indo-Pacific region will play an "important and profou...
Although the cold has started in Europe, the relations bet...
The United Nations says the situation in the southern ...
The United States should end its prosecution of Julian...
The Biden administration is planning a potential $323 ...
The Kremlin announced on Monday that the Zaporizhia nu...
The Pentagon is considering a proposal by the Boeing c...
On Monday, the European Union expressed concern about ...
In a referendum on Sunday, Slovenians supported a law ...
Russia has postponed talks with the United States on n...
Protests against Covid restrictions that erupted over ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...