The Strasbourg court blocks extradition from Europe to China
Following a decision by European judges, all extraditi...

Ish-presidenti Donald Trump po përgatitet të martën të nisë fushatën e tij të tretë për të kandiduar për president, megjithë humbjen zhgënjyese të kandidatëve të mbështetur prej tij në zgjedhjet për Kongresin, e duke kërkuar të sfidojë historinë, pavarësisht shenjave se kontrolli i tij në Partinë Republikane po zbehet.
Zoti Trump shpresonte të përdorte atë që mendohej të ishte një fitore e thellë e republikanëve në zgjedhjet e 8 nëntorit, si një trampolinë për kandidimin e tij, duke siguruar një mbështetje të hershme me synimin për të mbajtur larg rivalët e mundshëm. Por ai po përballet me kritika për mbështetjen e një sërë kandidatësh humbës pas rezultateve zhgënjyese, që u dhanë demokratëve shumicën e vendeve në Senat.
“Shpresojmë që e nesërmja të jetë një nga ditët më të rëndësishme në historinë e vendit tonë!” shkruante zoti Trump në rrjetin e tij social të hënën.
Njoftimi pritet të bëhet sonte në orën 9 të darkës nga resorti i tij në Palm Beach të Floridës.
Zhvillimi i një tjetër fushate për Shtëpinë e Bardhë, është një kthesë e jashtëzakonshme për çdo ish-president, aq më shumë për një ish-president që bëri histori, si i pari ndaj të cilit u ngritën dy herë akuza në Kongres për ta shkarkuar. Po kështu zoti Trump e mbylli mandatin mes një sulmi të dhunshëm të mbështetësve të tij ndaj Kapitolit, që synonte të ndërpriste tranzicionin paqësor të pushtetit.
Vetëm një president në historinë e vendit është zgjedhur në dy mandate jo të njëpasnjëshme: Grover Cleveland në vitin 1884 dhe 1892.
Zoti Trump po përballet gjithashtu me një seri hetimesh penale që po intensifikohen, mes tyre një hetim i Departamentit të Drejtësisë lidhur me qindra dokumente të klasifikuara, që u zbuluan në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.
Ndihmës dhe aleatë të tij, i kanë kërkuar zotit Trump të presë përfundimin e zgjedhjeve, si dhe balotazhin në Xhorxhia në garën për Senatin që mbahet me 6 dhjetor, përpara se të bëjë publike planet e tij për të kandiduar.
Por zoti Trump, i etur për t'u kthyer në qendër të vëmendjes, shpreson gjithashtu që me këtë hap të krijojë një avantazh ndaj një listë të gjatë sfiduesish të mundshëm, mes tyre guvernatori i Floridës Ron DeSantis. Ky i fundit u rizgjodh javën e kaluar dhe tashmë shumë vetë në partinë republikane po kërkojnë kandidimin e tij për president.
Zoti Trump është përpjekur të fajësojë udhëheqësin republikan të Senatit Mitch McConnell mbi rezulatin e zgjedhjeve. Ndërkohë aleatët e zotit McConnell kanë kritikuar senatorin e Floridës Rick Scott, i cili kryesonte komisionin elektoral të republikanëve për Senatin.
Megjithatë, pjesa më të madhe e kritikave ka shkuar në adresë të Donald Trump-it. Ai fajësohet për mbështetjen e kandidatëve në shtete si Pensilvania dhe Arizona, të cilët nuk ishin tërheqës për votuesit, pasi kishin përqafuar gënjeshtrat e tij mbi zgjedhjet e vitit 2020, ose mbronin pikëpamje të vijës së ashpër për çështje si aborti, që binin në kundështim me qasjen e përgjithshme të popullsisë.
Zoti Trump ka mbështetjen e republikanes numër 3 në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënëses Elise Stefanik, por të tjerë po tregojnë tashmë një prirje për t’u shkëputur prej tij.
E pyetur nëse do ta mbështeste zotin Trump në vitin 2024, senatorja republikane Cynthia Lummis u tha gazetarëve të hënën se: "Nuk mendoj se kjo është pyetja e duhur. Mendoj se pyetja që duhet të shtrohet është se kush është udhëheqësi aktual i Partisë Republikane?”.
E pyetur se kush ishte, zonja Lummis u përgjigj: "Ron DeSantis".
Senatori Mitt Romney, një kritik i vjetër i zotit Trump, i kujtoi ish-presidentit rezultatet zhgënjyese të republikanëve në vitin 2018, 2020 dhe tani 2022, duke i krahasuar ato me një ndeshje sportive.
“Ai ka qenë në krye dhe ka humbur tre ‘ndeshje’ radhazi. Nëse duam të fillojmë të fitojmë, na duhet dikush tjetër në krye. Dhe ne kemi ‘lojtarë’ shumë të fortë rezervë”, tha zoti Romney.
“E di, ka disa tifozë që vazhdojnë ta duan, e duan ta mbajnë përgjithmonë. Por nëse vazhdojmë të humbasim ndeshje, na duhen lojtarë të rinj’, shtoi ai.
Të tjerë republikanë shprehën shqetësimin se njoftimi i zotit Trump mund të krijonte një shpërqendrim nga gara në Xhorxhia. Ata u bënë thirrje të gjithë kandidatëve të mundshëm që synojnë të garojnë për zgjedhjet e 2024, të përqendrohen fillimisht atje.
"Ajo që është realisht e rëndësishme për këdo që dëshiron të jetë një kandidat për vitit 2024 është të na ndihmojë tani për të fituar shtetin e Xhorxhias", tha senatori republikan John Thune.
“Padyshim që kishim pritshmëri më të larta për Senatin, që nuk u materializuan. Ka shumë faktorë të ndryshëm që kanë kontribuar", shtoi zoti Thune. "Por mendoj se nuk ishte një strategji fituese për të siguruar mbështetjen e të pavarurve, duke ofruar njerëz që ishin të përqendruar në mënyrë të tepruar tek zgjedhjet e 2020-s”./ VOA
Following a decision by European judges, all extraditi...
The Kremlin said today that it will do everything poss...
The US Navy said on Tuesday it had destroyed a ship that w...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka...
Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të n...
Shtypja e protestave nga Irani dhe shitja e dronëve Rusisë...
Drejtori i CIA-s Bill Burns u takua në Ankara të Turqisë m...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu drejtua forcave...
Dy muaj pas vdekjes së 22-vjeçares iraniane Jina Mahsa Ami...
Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigran...
The EU's High Representative for Foreign Policy and Securi...
Shumë shpejt Uashingtoni do të debatojë mbi dërgimin e të ...
Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit t...
The congressional elections on November 8 were not acc...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ...
President Joe Biden warned President Xi Jinping on Mon...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksion...
Former high-ranking Brazilian official Flordelis dos S...
"I can say that we are facing the most serious crisis ...
France and Great Britain signed a new agreement aimed ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Fier Police has announced the measures taken this week for...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
Umbrellas have been banned on a beach in Sardinia for anyo...
This June 12th marks the 27th anniversary of the liberatio...
The global economy is expected to face its biggest slowdow...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...
The number of new retirees in the social security scheme i...