Control of Congress / What is at stake in the November 8 election?
In the past two years, Democrats have held majorities ...

Nëse demokratët do të humbasin shumicën si në Kongres po ashtu edhe në Senat, një rezultat që duket më i mundshëm sesa një muaj më parë, nuk do të ketë asgjë veçanërisht tronditëse në lidhje me rezultatin. Partia e presidentit aktual pëson gati gjithmonë pëson humbje në zgjdhjet e mesit të mandatit.
Po ashtu demokratët hynë në zgjedhjet e këtij viti me një maxhorancë të dobësuar dhe me një hartë elektorale jo dhe aq të favorshme për në Senat.
Për më tepër bota perëndimore po përballet me një krizë energjitike të nxitur nga lufta, e cila është përgjithësisht e ashpër për partitë në pushtet, si liberale po ashtu edhe konservatore (për këtë mjafton të shihni rastin e Liz Tras).
Disa gara do të vendosen në mënyrë të pashmangshme deri në votën e fundit. Edhe kontrolli i Senatit mund të ketë të njëjtin fat. Humbjet e demokratëve në zgjedhjet e mesit të mandatit kanë qenë më të rënda sesa duhej për shkak të 3 dështimeve të dukshme, më saktë 3 drejtimeve specifike që ndoqi Shtëpia e tij e Bardhë.
Siç e vuri në dukje Matthew Continetti kohët e fundit në “The Washington Free Beacon”, gabimi i parë nisi që në ditët e para të administratës së re, kur Bajden mori vendime të rëndësishme mbi sektorin energjitik dhe emigracionin që ia kërkuan gjatë fushatës aktivistët e partisë së tij.
Për të kënaqur ambientalistët, ai vendosi një moratorium ndaj shpimeve të reja për naftë, vendosi tarifat mbi gazin e nxjerrë në tokat publike. Ndërsa për avokatët e emigracionit, pezulloi pjesërisht politikat kufitare të administratës Trump. Dhe ajo që pasoi, në të dyja fushat ishte një krizë.
Së pari pati një rritje të ndjeshme të emigrimit legal nga kufiri jugor. Së dyti ndodhi rritja e çmimeve të gazit, e nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Vladimir Putin. Ka një debat të pafundmë rreth asaj se sa ndryshimet fillestare të politikës së Bajden, kontribuan në këto 2 kriza.
Një argument i arsyeshëm, është se lëvizjet e tij në fushën e emigracionit, ndihmuan në shtimin e emigracionit ilegal, ndërsa politika e tij energjitike do të ndikojë në rritjen e çmimit të gazit në vitin 2024, por kjo nuk i ndryshoi shumë ekuilibrat në krizën aktuale.
Por më e rëndësishmja: që të dyja ndryshimet në këto politika, ia përshtatën këto kriza, sado pa dashje, kërkesave të përhershme të liberalëve: më shumë emigracion ilegal dhe çmime më të larta të karburanteve.
Më pas, në vend të një përpjekjeje dramatike për t’i riformuluar ato, duke i dhënë përparësi energjisë së brendshme dhe mbrojtjes së kufijve kombëtare, Shtëpia e Bardhë e Bajden synoi vetëm disa rregullime të përkohshme.

Ajo e caktoi zëvendëspresidenten Kamala Harris të merret me çështjen e kufirit, duke konfirmuar për publikun paragjykimin ekzistues, sipas të cilit nëse dëshironi që një parti t`i marrë seriozisht politikat më të ashpra kundër emigracionit ilegal dhe favorizimit të prodhimit vendas të naftës, ju duhet të votoni republikanët.
Edhe dështimi i dytë i rëndë i përket ditëve të para të administratës. Në shkurtin e vitit 2021, kur demokratët e Kongresit po përgatisnin një program ndihme prej 1.9 trilionë dollarësh, një grup senatorësh republikanë bënë një propozim alternativ me kosto rreth 600 miliardë dollarë.
Duke pasur një besim të tepruar tek vetja, Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë ofertën e tyre, duke pompuar 3 herë më shumë para në ekonomi me një vendim njëpartiak. Më pas ajo që pasoi ishte ajo që e kishin parashikuar disa ekonomistë kritikë të qendrës së majtë, të udhëhequr nga Lerri Samers: rritja më e madhe e inflacionit në dekada, me shumë gjasa e ndihmuar nga shkalla e madhe e faturës së këtij programi të ndihmës.
Nëse Bajden do të kishte marrë në konsideratë propozimin e republikanëve, ose thjesht do të kishte dhënë një propozim të ri të ndërmjetëm, ai mund të kishte hedhur bazat për krijimin e bazës dypartiake për politikat e mëdha fiskale, diçka që e kishte premtuar që në fushatë, duke e mbrojtur vendin nga rreziqet inflacioniste që mbërritën shumë shpejt.
Dështimi i tretë ka të bëjë më shumë me kulturën dhe jo politikën ekonomike. Një pjesë e simpatisë ndaj Bajdenit si kandidat, ishte rekordi i tij i gjatë si një socialist i moderuar -një katolik i shkollës së vjetër, i qendrës së majtë, por jo një progresist i zellshëm.

Presidenca e tij ka ofruar mundësi të shumta për këta të fundit. Për shembull në lidhje me çështjet transgjinore, shqetësimet në rritje të vendeve evropiane për bllokuesit e pubertetit, ofruan një justifikim të mundshëm për Bajden që të bënte thirrje për një kujdes më të madh rreth përdorimit të ndërhyrjeve mjekësore për adoleshentët disforikë gjinorë.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë e tij ka zgjedhur të mohojë ekzistencën e një debati real, duke e pozicionuar administratën me të majtën në Suedi. Pastaj është vendimi për çështjen “Dobbs”, mungesa e popullaritetit e të cilit e ktheu abortin në një argument politik të mundshëm për demokratët, me kusht që ata të mund të paraqiteshin si të moderuar dhe republikanët si të zellshëm kundër abortit.
Në rastin e fundit, pyetja është nëse një Bajden më i moderuar mund ta kishte mbajtur të bashkuar koalicionin e tij. Por shumë shpesh kjo pyetje shndërrohet në një justifikim për ta marrë si të mirëqenë polarizimin dhe politikën e ndarë në masën 50-50.
Si rregull, një president i fortë duhet të jetë në gjendje ta tërheqë partinë e tij drejt qendrës kur këtë e kërkon politika. Prandaj, nëse Bajden mendon se nuk mund ta bëjë dot këtë, kjo sugjeron se ai është pajtuar me dobësinë e tij dhe e ka pranuar paraprakisht atë që ndoshta i pret demokratët muajin e ardhshëm:humbjen.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
In the past two years, Democrats have held majorities ...
Former European Union envoy to Kosovo's status negotia...
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve vendore të s...
Rishi Sunak has been elected the new chairman of the C...
Manjati i medias në Hong Kong, Jimmy Lai do të dalë para g...
Western leaders have expressed concern about the scale...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, has thanked...
Rishi Sunak (Rishi Sunak), in recent hours is considered t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është tallur...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von...
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...
Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar dronët e prodhimit ira...
On Sunday (October 23), the Chinese Communist Party of...
Britain's former finance minister Rishi Sunak announced hi...
Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë n...
The Russian defense minister hinted on Sunday that Ukraine...
President Joe Biden joked that he has a hard time acce...
When Americans head to the polls on November 8, they w...
The Serbian Progressive Party and the Socialist Party ...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that K...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
Romanian President Nicos Dan announced that he is nominati...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...