Bars without alcohol after the pandemic
Public health officials say one effect of the lockdown...

Temperatura mbi 40 gradë në hije para se të hyje në sallat me kondicioner të hotelit në periferi të Dallasit, ku zhvillohej konferenca. Por për Teksasin këto temperatura nuk përbëjnë ndonjë përjashtim në muajin e gushtit. Më e pazakontë këto ditë ishte nxehtësia ekstreme në Uashingtonin më shumë se 2000 km larg.
E shkarkuar në rrufe të forta, të cilat i morën jetën dy personave pak metra larg Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik, CPAC, në Dallas, një konferencë e më konservatorëve mes konservatorëve, politikanë si Saral Palin talleshin me ndryshimin e klimës. Në sallë ndryshimi i klimës nuk ekszistonte. Faktet që nuk shkojnë me konceptin e tyre nuk ekzistojnë.

Takim familjesh dhe shkëmbim pune
Që prej 50 vjetësh organizohet një konferencë e tillë, një përzierje e takimeve familjare dhe shkëmbimeve për punë të politikanëve me ambicie të forta politike. Në një nga hollet e mëdha në stenda shiteshin artikuj me frymë konservatore. Kapele, T-shirte, filxhanë për pak para ose falas. Aty gjeje edhe çanta dore me gurë ndriçues në formë pistolete apo kuleta dekorative me emrin e Trumpit.
Po për artikuj të tillë duhet të lije 300 dollarë në tavolinë, sipas rastit, me ose pa flamur amerikan në anën e pasme të kuletave. Gjithçka dominohej nga ngjyrat blu, të kuqe dhe të bardha. Femra të veshura me fustane apo kostume në ngjyrat e flamurit amerikan. Meshkujt i demonstronin ato në kravata, kapele apo çizme.

Tre muaj para zgjedhjeve të ndërmjetme një emër shihej kudo: Donald Trump.
Një sondazh në fund të konferencës së SPAC tregoi se 69 e krahut konservator do ta shohë Trumpin si kandidatin e ardhshëm për president.
Duhet të dëgjosh me shumë vëmendje që të kuptosh mes rreshtave shenjat e para të emancipimit nga Trump.
Një nga ish-punonjësit e tij, Hogan Gidley u shpreh, se mund të ndodhë që Trump të paraqitet edhe njëherë, por jo patjetër.
Para një viti gjendja ishte ndryshe. Kjo para hetimeve për 6 janarin, ku me mësymjen e Kapitolit, përkrahës të Trumpit u përpoqën të pengonin zgjedhjen legjitime të Bidenit.
Provat, se Trump është përfshirë direkt në këtë, nuk kalojnë pa asnjë gjurmë edhe në shpirtin konservator.
Edhe pse në sondazhet e këtyre ditëve, 56% e anëtarëve të partisë republikanë e shohin atë ende si kandidatët në pararojë për zgjedhjet presidenciale.
Fitim pikësh me temat e njohura
Në vështrim të parë nuk ishte vetëm dominanca e Trumpit një provë, se gjithçka është si më parë. Por edhe temat si ligjet për tatimet dhe të drejtat për armët i tërheqin vizitorët në një konferencë të tillë. Michael Manuel kishte ardhur për të përfaqësuar interesat e sipërmarrjeve të vogla. "Ne jemi shtylla mbështetëse e ekonomisë dhe vuajmë në situatën aktuale." Donna Carter nga Teksasi do të fillojë karrierën me një firmë jofitimprurëse. "Pas sulmit amok në Uvalde dua të financoj një sipërmarrje jofitimprurëse për mburojat balistike në zonat rurale. Kurse në stendën e "Nënave për Amerikën" dhe grupime të tjera shpërndaheshin broshura kundër së drejtës për abortin.
Një hov të ri ka marrë edhe lufta kundër të drejtave për njerëzit LGBTQ+. Kjo është një temë, me të cilën partia republikane mund të mbledhë pikë. Një provë për këtë ishin zgjedhjet për guvernatorin në Virxhinia, në të cilat Glenn Youngkin temën e të drejtave të prindërve diti ta përdorë shumë mirë, për të vepruar kundër materialeve shpjeguese në shkolla, dhe me këtë arriti të fitojë zgjedhjet. Krahas temave identitare politike, ranë në sy edhe dy zhvillime të reja në CPAC: bashkimi me ultra të djathtën në botë dhe retorika e pafshehur luftarake.
Nuk ka çudi që në fillim të konferencës mbajti një fjalim kryeministri hungarez, Victor Orban.
Vetëm para pak ditësh ai u takua me Donald Trump, që e përcaktoi atë si një mik, që si pakkush tjetër e di se ç'ndodh në botë. Fjalimi i tij u shoqërua me duartrokitje, kur ai përmendi refugjatët ilegalë. Edhe për angazhimin e tij që një familje të mbetet si bashkim i një burri me gruan, Orban mori ovacione të gjata. Konservatorët në SHBA dhe në Hungari duhet të bashkohen, se shohin kulturën e krishterë dhe hebreje në rrezik në luftë kundër së majtës radikale, sipas Orban. Duartrokitje të tjera edhe pas kësaj pike.
Bashkimi i ultra të djathtëve ka qenë një ide që e shoqëron prej kohësh kreun organizator të konferencës, Matt Schlapp. CPAC ai e ka organizuar edhe në Hungari e Brazil. Vitin e ardhshëm ai e planifikon një konferencë të tillë në Izrael. Schlapp është gati të shkojë në të gjitha vendet që e ftojnë. "Dhe po, natyrisht edhe në Gjermani." Kurse Orban thotë, se perëndimi është në luftë me veten, të gjithë përkrahësit e globalizimit të shkojnë në djall dhe duhet të fillojë lufta për të rimarrë institucionet në Bruksel e Uashington. Me tone të tilla luftarake shprehen edhe republikanë konservatorë të njohur si Ted Cruz apo Marjorie Taylor Green. Nuk bëhet më fjalë për argumentin më të mirë, por për luftë. Luftë dhe fitore.
Donald Trump nuk e deklaron kandidaturën

Në fund u shfaq edhe Donald Trump.
Ata që prisnin, që Trump të bëjë të ditur në Teksas kandidaturën u zhgënjyen. Ai vetëm tha se, "ndoshta duhet ta bëjë edhe njëherë". Fansat e tij e brohorasin megjithatë -për pretendimin se atij iu vodh fitorja në zgjedhje, për fyerjet ndaj presidentit aktual, për retorikën fshikulluese. "Ju nuk do të ndalni asnjëherë të luftoni. As unë nuk do të ndalem." Edhe pse dukej që Trump këtë paraqitje në CPAC e shihte si nxitje të fortë për zgjedhjet e ndërmjetme, të cilat ai i cilësoi si referendum mbarëkombëtar për demokratët, agresiviteti në tonin e tij ndjehej. Konferenca e CPAC tregoi qartë, se të paktën krahu ultra i djathtë i partisë republikane nuk ka asnjë interes për të gjetur kompromise politike.
The enemy is defined. Liberal America with all the rights it offers for individual self-determination and fair participation./DW
Public health officials say one effect of the lockdown...
An unusual event happened during a LIVE show, where a ...
Russian journalist Daria Aslamova, who was detained by Kosov...
More than 80,000 tourists are stranded in the city of ...
Since the withdrawal of NATO from Afghanistan almost a yea...
Four ships carrying wheat and sunflower oil left Ukrainian...
The Minister of the Interior of Kosovo, Xhelal Sveçla, has...
When Shieh Jhy-Vey looks out the window, the German Cathed...
The Israeli army struck several targets in the Gaza Strip ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konf...
President Joe Biden has tested negative for COVID-19. ...
PDK's vice president, Vlora Çitaku, reacted after Dari...
As Russia launched an attack on two key cities in eastern ...
The head of EULEX in Kosovo, Lars-Gunnar Wigemark, reacted...
Forty percent of the migrants who crossed the English ...
The Minister of the Interior of Kosovo, Xhelal Sveçla, has...
Russia and Ukraine accused each other of bombing Europ...
The Ukrainian MP, Oleksiy Goncharenko, says that the S...
Croatian media Jutarjni announced that a large crane remov...
China announced it was suspending talks with the Unite...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After two days of searching, the lifeless body of 37-year-...
7 Albanian, Paraguayan and Angolan citizens are arrested a...
Criminal proceedings have been initiated against 16 protes...
SN, who was raped today with his wife near his apartment i...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në t...
The European Parliament has adopted a resolution on Kosovo...
Just 2 days before the signing of the agreement, scheduled...
The Foreign Minister of Greece, Giorgos Gerapetritis, shar...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
In 2025, eight EU countries recorded a current individual ...
The Albanian economy is facing a new increase in inflation...
Total revenues for the period January-May 2026 reached aro...
In a sector where the number of visitors continues to grow...