US Marine released by Taliban in exchange for a Taliban hostage held in the US
According to the announcement of American officials, a...

Rusia përmes fushatave në mediat sociale këtë dimër mund të përpiqet të ndezë tensione në Gjermani. Ky është vlerësimi i kryetarit të komisionit hetimor të kontrollit të Bundestagut, Konstantin von Notz. "Gjendja është pa dyshim e vështirë", tha von Notz nga partia Të Gjelbrit/Aleanca90 në Bundestag. "Javët e fundit kanë treguar, se Gjermania është e cënueshme nga ndikimi rus."
Koha për këtë paralajmërim nuk është e rastësishme. Gjithnjë e më shumë qytetarët gjermanë ndjejnë efektin e çmimeve shpërthyese të energjisë, pasi Moska si hakmarrje për sanksionet perëndimore ka ndalur furnizimet me gaz. Deri më tani sanksionet e vendosura nga BE kundër Rusisë mbështeten nga shumica në Gjermani. Por autoritetet e sigurisë tremben se Rusia dimrin e ardhshëm do të përpiqet, që të nxisë frikën për ngushtica në furnizimin me gaz dhe artikuj ushqimorë, për të ndezur kështu më shumë rezistencën kundër masave sanksionuese.
"Shërbimet tona informative vërejnë prej kohësh që aktivistë prorusë organizojnë fushata në rrjetet sociale si Telegram, me qëllim ndikimin negtiv të diskursit pubik dhe përçarjen e shoqërisë sonë", tha von Notz në Bundestag. "Ne jetojmë në kohë, kur duhet të jemi shumë të vëmendshëm."

Rasti Baerbock në mediat sociale të krijon një përshtypje se me çfarë mund të përballet Gjermania. Në fund të gushtit, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock gjatë një diskutimi në Pragë premtoi mbështetje për Ukrainën "pavarësisht se ç'mendojnë votuesit e mi gjermanë."
Por ky fragment ishte pjesë e një përgjigjeje të gjatë, ku Baerbock për shembull tha, se qeveria gjermane do të mbështesë qytetarët gjermanë me koston në rritje të artikujve ushqimorë. Brenda pak orësh regjistrimi i këtij fragmenti të izoluar u shfaq në postimin në Telegram të një llogarie proruse, sipas një analize të Qendrës për Situatën e Dezinformimit, një bashkim i disa organizatave joqeveritare. Videot në këto postime shpesh plotësohen me fragmente të tjera çorientuese apo tituj të gabuar, për të fallsifikuar kështu citatin e Annalena Baerbock.
Por fragmenti i fjalisë u përhap shpejt edhe në kanale të tjera sociale, edhe nga politikanë të AfD-së dhe Të Majtës. "Ky rast tregon se sa e rëndësishme është për aktorët pro Kreminit bashkëpunimi me aktorët vendas në Gjermani për të përhapur dezinformime", shprehet Julia Smirnova nga Instituti për Dialogun Strategjik, një nga organizatat që u mor me analizën e informacionit të fallsifikuar mbi Baerbock.

Përpjekjet e Moskës për të influencuar opinionin publik në Gjermani nuk janë fenomen i ri.
Që nga koha e Luftës së Ftohtë Gjermania konsiderohej si një nga objektivat kryesore të spiunazhit e operacioneve sovjetike të informacionit. Në 10 vitet e fundit skena ku veprohet janë mediat sociale. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ekspertët kanë zbuluar më shumë 700 fushata dezinformimi rus, që kanë pasur si qëllim thellimin e përçarjes në shoqërinë gjermane apo krijimin e hendeqeve të reja. Sipas Smirnovës me fillimin e luftës në Ukrainë fokusi është përqëndruar në përhapjen e dezinformacionit në lidhje me luftën./DW
Por aktorët prorusë "herët që me fillimin e luftës kapën edhe temën e ngushticave të furnizimit me energji në Europë dhe e paraqitën këtë si pasojë të sanksioneve perëndimore, dhe në përgjithësi si pasojë të solidaritetit me Ukrainën." "Propaganda ruse përhap narrativin, se gjermanët për shkak të Ukrainës duhet të ngrijnë së ftohti", thotë Smirnova. "E tani që dimri ndodhet para derës, ky narrativ ka potencialin më të madh për të mbërritur tek njerëzit që kanë me të drejtë shqetësime e frikë."
Edhe hulumtime të tjera të instituteve studimorë e mbështesin këtë konstatim. Pia Lamberty nga Instituti i Berlinit për Studimet, CeMAS pret shtim të fushatave dezinformuese ruse në dimër. "Përvoja na ka mësuar, që Rusia në kohët e tensioneve sociale i intensifikon operacionet ndikuese për të destabilizuar edhe më tej demokracitë", sipas psikologes për çështjet sociale. "Dezinformimi shpesh përqëndrohet të prekë psikikën e njerëzve dhe ankorohet pikërisht aty dhe përpiqet të përforcojë tendenca të vaktuara."
Deri më tani protestat kundër rritjes së çmimeve në Gjermani ka qenë krahasimisht të vogla. Por kjo mund të ndryshojë, tani që fillojnë netët e ftohta të vjeshtës. Partitë në skajet politike gjermane, ultra të djathtët dhe E Majta kanë paralajmëruar "një vjeshtë të nxehtë" me demonstrata të rregullta të hënave.
Në të njëjtën kohë aktorë prorusë mund të përpiqen të ndikojnë tek ato me qëllim radikalizimin, shprehet deputeti i Bundestagut, Konstantin von Notz. "Që të mos ketë keqkuptime: Çdokush në vendin tonë ka të drejtë të demonstrojë kundër rritjes së çmimeve dhe të dalë në rrugë, për fat të mirë", thekson von Notz. "Por ne të gjithë, politikanë, gazetarë, qytetarë duhet të kemi kujdes që të mos instrumentalizohemi nga aktorë që nuk ia duan të mirën shoqërisë sonë. E ky ka për të qenë një akt i vështirë."
According to the announcement of American officials, a...
The mission of the Organization for Security and Cooperati...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nu...
Ukraine's ambassador to the United States accused Russ...
Authorities in Peja have raised the alarm for an explo...
At the invitation of the head of diplomacy of the Euro...
Queen Elizabeth II is buried today in London through a...
Zyra e Prokurorit në Beograd të Serbisë tha se do të b...
Mijëra policë, qindra trupa britanike dhe një ‘ushtri’...
British authorities said on Sunday that Russia has stepped...
The European Commission recommended on Sunday the suspensi...
Members of Ukrainian military personnel in the eastern...
Turkey has carried out attacks in northern Syria on co...
After 2 years of blockade, EU member states reached a cons...
Determined, stubborn, sarcastic and quick-witted to br...
President Joe Biden will address the UN General Assemb...
A woman has been arrested in Naxos after beating her h...
"We strongly condemn the acts of cruelty," said the EU's f...
Until now, there has only been information and speculation...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy again called o...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A gas station was robbed at gunpoint overnight. It is rep...
Other details have emerged from yesterday's assassination ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
New details emerge regarding the serious maritime accident...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
CIA Director John Ratcliffe has raised doubts about Iran's...
Japan's central bank has raised its key interest rate to a...
Eight people, including two Boeing employees, have been ki...
Donald Trump may decide to release a preliminary agreement...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sol...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...