web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rusia

2022-10-11 23:05:00, Kosova & Bota CNA
Rusia
Foto ilustruese

Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që zotëron “Facebook”-un dhe “Instagram”-in, si një organizatë terroriste dhe ekstremiste.

Duke iu referuar medias ruse “Interfax”, “BBC” raporton se ditën e sotme Rusia e ka futur “Meta”-n në listën e organizatave ekstremiste, që do të thotë se bankat mund të ngrijnë fondet e "Meta"-s në Rusi.

Ky vendim vjen disa muaj, pasi u ndalua përdorimi i platformave “Facebook” dhe “Instagram” me pretendimin se kanë lejuar “rusofobinë”.

Vendimi i marsit nuk u mirëprit nga kompania “Meta”, e cila deklaroi se do të lejonte postime të tilla që përmbanin mesazhin "vdekje pushtuesve rusë", por jo kërcënime të besueshme kundër civilëve.”

“Meta” apeloi ndalimit e përdorimit të platformave, por vendimi i Rusisë u la në fuqi nga një gjykatë e Moskës në qershor.

Ndalimi nuk zbatohej për “WhatsApp”-in, të cilin e zotëron gjithashtu “Meta”, ndërsa është e paqartë nëse ky rrjet social do të vijojë të përdoret.

Gjigandi amerikan i teknologjisë ka hedhur poshtë akuzat se promovon ndjenja anti-ruse.

Tashmë, përdorimi i “Facebook” apo “Instagram”, qoftë edhe përmes një VPN-së, do të përbëjë vepër penale.

Ndalimi i këtyre platformave, gjerësisht të përdorura në Rusi, do t'i shkëpuste qytetarët nga bota e jashtme./ B.A. – CNA.al





19:37 World

Ra në koma dhe

Një grua ka kujtuar momentin e çuditshëm që pretendon se "...

Lajmet e fundit nga