The attack on Pelosi's house / Biden reacts strongly
The President of the USA, Joe Biden, has called the at...

Kur Rusia sulmoi Ukrainën, gazetarët rusë që vazhduan të punonin në mënyrë të pavarur në vend, u vunë nën presion të madh – aq sa shumë prej tyre u detyruan të largoheshin. Korrespondentja e shërbimit rus të Zërit të Amerikës Anush Avetisyan bisedoi me disa gazetarë të cilët po bëjnë punën e tyre tani jashtë Rusisë.
Mikhail Rubin, zëvendës kryeredaktor i gazetës investigative "Proekt", vazhdon të bëjë punën e tij nga jashtë Rusisë, si qindra gazetarë të tjerë rusë që u larguan nga vendi pas pushtimit rus të Ukrainës.
Në vitin 2021, "Proekt" u përfshi në një listë të organizatave të padëshirueshme të qeverisë ruse dhe gazetarët e saj u etiketuan si "agjentë të huaj".
Gazetari Rubin u përball me vite të tëra kërcënimesh për mbulimin e rrethit të brendshëm të Presidentit Vladimir Putin përpara se të largohej në vitin 2021.
Së pari, një zyrtar i lartë e paralajmëroi zotin Rubin se ajo që po bënte ishte e rrezikshme. Më pas, persona të panjohur hynë në banesën e prindërve të tij, duke bërtitur: “A nuk ka turp djali juaj që shet atdheun e tij?”.
Më pas policia bastisi banesën e tij në qershor të vitit 2021 dhe ia vuri pasaportën përpara.
“E mora si sinjal dhe vendosa të mos e provoja më fatin tim pas kësaj”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Ekaterina Fomina, gazetare në portalin investigativ të quajtur "iStories", gjithashtu u largua nga Rusia.
Autoritetet ruse e etiketuan median si agjent të huaj në vitin 2021 dhe dy ditë para luftës, ajo u shtua në listën e organizatave të padëshiruara. Pasi mësuan për listën në mars, anëtarët e ekipit të portalit iStories vendosën njëzëri të largoheshin nga Rusia.
Por, largimi nga Rusia nuk ishte kurrë plani i saj. Në fillim, Ekaterina ishte e shqetësuar që iStories etiketohej si portal "i padëshirueshëm". Por kjo ndryshoi shpejt. Vrasjet masive në Bucha, Ukrainë, u bënë pika kthese.
“E kuptova se armiqtë e njerëzve – kriminelët, ekstremistët dhe të padëshiruarit – nuk jemi ne. Pra, nuk më intereson se si më quan Federata Ruse, sepse e di që Rusia, qeveritë dhe autoritetet e saj janë terroristë dhe armiq të vërtetë të popullit, jo ne”, thotë Ekaterina Fomina, gazetare në portalin investigativ të quajtur "iStories".
Organizatave në të ashtuquajturën listën e të padëshiruarve u ndalohet të punojnë në Rusi dhe ato që vazhdojnë t'i ndihmojnë këto organizata mund të përballen me ndëshkime administrative ose kallëzim penal.
Ekaterina Fomina thotë se pavarësisht rreziqeve, rusët brenda vendit po kontaktojnë ekipin.
“Për shkak të kësaj lufte, njerëzit janë të tmerruar, por janë të gatshëm të ndajnë atë që dinë, të tregojnë histori për paligjshmëritë që ndodhin në Rusi”, thotë Ekaterina Fomina.
Nga fundi i tetorit, të paktën 12 gazetarë po përballen me akuza në Rusi në lidhje me mbulimin e luftës dhe përballen me 10 vjet burg.
Galina Arapova, avokate e lartë e medias dhe drejtoreshë në Qendrën e Mbrojtjes së Medias Mass, thotë se Rusia ka miratuar qëllimisht ligje të paqarta.
"Censura është bërë mashtruese, kështu që ligjet dhe rregulloret po ndryshohen për të pasur një shans për të vënë në shënjestër këdo nëse lind nevoja" , thotë zonja Galina Arapova.
Në shumë raste, kjo strategji ka funksionuar. Qindra gazetarë janë larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës. Por kjo nuk i ka penguar shumë prej tyre të bëjnë detyrën e tyre./ VOA
The President of the USA, Joe Biden, has called the at...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky says around fou...
Fotot dramatike tregojnë momentin kur marinarët e Marinës ...
Një qen ka vrapuar në rrugë me një kokë njeriu të prerë të...
Ukrainian authorities have warned the citizens of Kiev...
If a president's most precious commodity is time, ther...
Paul Pelosi, bashkëshorti i i kryetares së Dhomës së P...
Rreth 700 gra në vit preken nga sëmundja e kancerit të...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i kërkoi ...
Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e tar...
Russia's attack on Ukraine has plunged Europe into an ...
The husband of US House Speaker Nancy Pelosi was "violentl...
The President of Serbia, Aleksadar Vučić, said that peace ...
North Korea has launched two medium-range ballistic missil...
Informacioni rreth asaj që ndodhi në fillim të këtij muaji...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit De...
Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombët...
Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcën...
Konkretisht fjala ishte për dy ngjarje: operacionin kundër...
Russia is talking about nuclear weapons again. He is even ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Japan is planning to send a delegation to Greenland this s...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...