Ukraina kërkesë Iranit/ Ndërprit furnizimin e Rusisë me armë
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i kërkoi ...

Rreth 700 gra në vit preken nga sëmundja e kancerit të gjirit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa autoritetet dhe shoqëria civile theksojnë nevojën e ngritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për këtë sëmundje. Autoritetet thonë se në vend ekzistojnë aparatura dhe terapi të zhvilluara për trajtimin e sëmundjes. Qeveria ka vendosur që gratë mbi 45 vjeçe të bëjnë testet e detyrueshme për të ulur shkallën e diagnozës me kancerin e gjirit.
Narta Kasa, e cila e ka kaluar sëmundjen e kancerit të gjirit flet për përjetimet e saj kur mësoi për diagnozën gjatë një kontrolli rutinor, ndërsa asnjëherë më parë nuk ishte përballur me probleme shëndetësore. Tani ajo është angazhuar në vetëdijësimin e grave të prekura nga karcinomat apo kanceri i gjirit, ndërsa thekson nevojën për një frymë pozitive në përditshmërinë e pacinetëve.
“Çdo grua pas një detektimi të tillë të fokusohet në zgjidhjen e problemit dhe të mos përqëndrohemi në të gjitha mendimet negative që mund të vijnë nga diagnostikimi. Edhe pse kam qenë e shokuar dhe e kam përjetuar pak rëndë fillimin, shumë shpejt jam kthjelluar , jam përballur me diagnozën dhe e kam tejkaluar duke u përqëndruar në trajtimin, mejkimin dhe gjetjen e zgjidhjes”, thotë zonja Kasa.
Mjeku – onkolog Ilir Ismaili në një bisedë përmes Skype me Zërn e Amerikës thekson nevojën e sensibilizimit dhe nërgjegjësimit të popullatës lidhur me kancerin e gjirit.
“Sa i përket statistikave në vendin tonë, kemi nga 600 deri në 750 raste të reja të diagnostikuara me kancerin e gjirit. Me këtë nënkuptojmë se jo te gjitha rastet e diagnostikuara janë në shkallë të avancuar, por këtu hyjnë të gjitha gratë e diagnostikuara duke filluar nga karconomi më i lehtë deri në shkallën e katërt që është i paoperueshëm”, thotë onkologu.
Doktor Ismaili thotë se një për qind e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje janë meshkuj. Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit është e ulët, thotë onkologu, ndërsa thekson se krahas klinikës onkologjike të Shkupit janë edhe tre klinika të tjera ku ofrohen trajtimet siç ëstë spitali i Tetovës, i Manistirit dhe Shtipit. Por 90 përqind e rasteve trajtohen në Klinikën shtetërore në Shkup.
Specialistët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile vlerësojnë se shoqëria ngadalë po vjen duke u ndërgjegjësuar lidhur me zbulimin e hershëm të sëmundjes.
Liridona Beqiri drejton shoqatën EZRA që merret me nisma të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit dhe shërbimeve shëndetësore dhe përkrahjen e pacientëve në nevojë. Ajo thotë se kanceri i gjirit tani më nuk njeh gjini.
“Është moment kyç ku duhet ta ngrejmë mendësinë se kjo nuk është luftë që e prekë vetëm gratë, por është një luftë e përbashkët ku duhet të jemi aleatë në të mirë kolektivë të shoqërisë sonë, në këtë shoqëri ku gjykoj se nuk është arritur balanca e duhur gjinore për të pasur mendësinë e duhur se kanceri i gjirit është një sëmundje që godet gjithë familjen pa asnjë lloj ndasie”, thotë zonja Beqiri.
Nismat e shoqatës Ezra për vetëdijësimin rreth kancerit të gjirit mbështeten edhe nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në një nga seancat e fundit, qeveria mori vendim që gratë të bëjnë kontrolle të detyrueshme shëndetësore dhe të sigurohen pajisje lëvizëse të mamografisë.
Autoritetet shëndetësore dhe mjekët thonë se po i kushtohet vëmendje sëmundjes dhe se nga 1 tetori janë shtuar aktivitetet në kuadër të programit kombëtar për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ndërkohë, zonja Kasa thotë se është shumë me rëndësi ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, që do të çonte në kontrolle të rregullta me qëllim të diagnostikimit të hershëm të sëmundjes.
Gjatë pandemisë së koronavirusit spitalet dhe klinika e onkologjisë në Shkup nuk ishin gjithaq të qasshme për pacientët e prekur për të kryer kontrollet sistemore. Edhe tani ka ankesa për vonesë të terapisë. Ekspertët dhe aktivistët theksojnë se vetëdija duhet ngritur edhe në aspektin e kërkimit të ndihmës psikologjike pas prekjes nga sëmundja./ VOA
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i kërkoi ...
Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e tar...
Russia's attack on Ukraine has plunged Europe into an ...
The husband of US House Speaker Nancy Pelosi was "violentl...
The President of Serbia, Aleksadar Vučić, said that peace ...
North Korea has launched two medium-range ballistic missil...
Informacioni rreth asaj që ndodhi në fillim të këtij muaji...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit De...
Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombët...
Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcën...
Konkretisht fjala ishte për dy ngjarje: operacionin kundër...
Russia is talking about nuclear weapons again. He is even ...
Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse foli mbi mundësinë ...
Ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Komunikat...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk u l...
The United States says it has not seen any signs that Russ...
A Russian-flagged vessel arrived on Thursday at the da...
Ukraine's state-owned energy company Ukrenergo announc...
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz hodhi poshtë të enjten ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Japan is planning to send a delegation to Greenland this s...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...