Why is Bulgaria failing to integrate Ukrainian refugees?
For a long time, Svitlana Denichenko had worked as a nurse...

Një vit më parë, Angela Merkel u largua nga kancelaria si një heroinë e botës së lirë. Pasardhësi i saj ishte Olaf Sholc, një burrë shtatshkurtër dhe shumë i sertë nga radhët e socialdemokratëve gjermanë. Ai vishet me kostume të errëta dhe elegante, dhe në fillim gjermanët shpresonin se ai do të vazhdonte të qeveriste si ajo.
Por një vit më vonë, bota ka ndryshuar. Rusia ka pushtuar Ukrainën, gazi natyror dhe nafta janë më të shtrenjta, dhe Gjermania ka frikë se çfarë mund të ndodhë këtë dimër. Pasardhësi e ka privuar zonjën Merkel nga trashëgimia e saj. Dikur një shembull i shkëlqyeshëm i mendjemprehtësisë që duhet të ketë një udhëheqës politik, Merkel duket tani se ka një pjesë të vogël të fajit.
Ajo është shndërruar nga menaxhere e krizës në një shkaktare të krizës. Por është e habitshme se sa e pandryshuar duket ajo kur e takon. Sa e shpenguar. Duket sikur asgjë lajm i keq nuk mund të depërtojë në shtëpinë e saj. Ajo na pret e ulur në një divan të zi, dhe mban njërën këmbë mbështetur mbi një jastëk në kuq në formë zemre, të cilin e ka marrë me vete nga kancelaria.

Gjatë pushimeve verore në Salzburg me bashkëshortin e saj, ajo plagosi gjurin në një restorant, duke rrëshqitur aksidentalisht mbi dërrasat e lagura të dyshemesë. Ajo ishte në krye të listës së femrave më të fuqishme në botë për 14 vjet. E pyes për krizën aktuale. “Do të kisha preferuar një periudhë më të qetë pas largimit tim, sepse unë kalova shumë kohë për çështjen e Ukrainës”- më thotë Merkel.
Por për ish-kancelaren, lufta që nisi këtë vit nuk ishte e habitshme, sepse Marrëveshjet e Minskut ishin shkelur, dhe për Putinin ka rëndësi vetëm pushteti i tij. A është penduar ajo që nuk kandidoi sërish për kancelare?
“Jo. Kishte ardhur koha për një kancelar të ri. Brenda vendit ndryshimi ishte madje i vonuar. Edhe në politikën e jashtme, unë nuk po arrija më asnjë përparim në shumë gjëra që po përpiqeshim të bënim. Jo vetëm në Ukrainë. Edhe në Transnistria dhe Moldavi, Gjeorgji dhe Abkhazi, Siria dhe Libia. Ishte koha për një qasje të re”- thekson ish-kancelarja.
Në tryezën e zyrës së saj gjendet një vëllim i trashë dokumentesh që kanë të bëjnë me politikën e jashtme gjermane në vitin 1991, në të cilat ajo sapo ka lexuar mbi shqetësimet që kishte Helmut Koh kishte për Bashkimin Sovjetik që ishte në shpërbërje e sipër.
Merkel thotë se Ministri i jashtëm i Moskës në atë kohë, Eduard Shevardnaxe, i tha homologut të tij gjerman, Hans-Dietrih Gensher, se nëse shembej BRSS, do të rikthehej në skenë çështja e Krimesë. E vetmja gjë që mund të bëjë tani, është të pranojë gabimet dhe të kërkojë falje.
Të gjithë e duan një falje nga ajo, veçanërisht për politikat e Gjermanisë ndaj Rusisë. Por duket se Merkel nuk është e interesuar të shprehë pendesë, sepse nuk është e sigurt nëse ka bërë diçka të gabuar. Por nga ana tjetër, nuk është e sigurt nëse historia mund të vërtetojë përfundimisht drejtësinë e vendimeve të saj
Asaj i është dashur të shohë se sa keq po funksionojnë zgjidhjet diplomatike, dhe kur nuk sheh asnjë alternativë reale për to. Merkel e lavdëron rezistencën e popullit ukrainas, por beson se Gjermania nuk duhet të jetë kombi i parë që dërgon tanke moderne, sepse siç thotë ajo “Gjermania mund të përdoret ende me efektivitet në negociatat me Rusinë”.
Merkel ishte dikur mbretëresha e diplomacisë së krizave, perandoresha e seancave negociuese të natës vonë. Përpara Marrëveshjes së Minskut, ajo udhëtoi për 8 ditë midis Berlinit, Brukselit, Moskës, Kievit dhe Uashingtonit, derisa në një moment u ul në një tryezë në Minsk dhe negocioi deri në mëngjes.
Më vonë Putin do të deklaronte se kishte qenë nata më e vështirë e jetës së tij. Ajo e pa në TV samitin e Shangait, dhe mundi të shihte se si ka ndryshuar marrëdhënia midis presidentit të Kazakistanit Kasim-Xhomart Tokajev dhe Putin.

“Pavarësisht sistemeve të ndryshme politike të dy vendeve, Tokajev është një pikë ndërlidhëse për ne në Perëndim. Ai ka refuzuar haptazi ta mbështesë luftën e Putinit. Mendoj se duhet një forcë e pabesueshme që dikush t’i rezistojë Rusisë. Mendoj se edhe presidenti i Kinës Xi e ka regjistruar këtë moment”- thekson ish-kancelarja.
Mergel është e vetëdijshme për presionin që po përjeton aktualisht Sholc. Ka kaq shumë punë për të bërë në të njëjtën kohë. Kaq shumë mendime. “Unë ndjek vazhdimisht mediat dhe mund të imagjinoj se si duhet t’i duken ndonjëherë titujt e tyre kancelarit aktual. Kështu është jeta e tij tani. Me një kalendar shumë të ngjeshur dhe plot me sfida. Një ditë është Kina. Më pas, vizitat nga Parisi në Greqi, dhe sërish nga e para”- shton Merkel.
Ajo e ka kaluar të gjithë karrierën e saj politike përkrah burrave të rëndësishëm dhe shpesh ka fituar. Merkel triumfoi ndaj Helmut Kol, Edmund Shtoiber, Gerhard Shrëder dhe Horst Sihofer, ndaj Pedro Sançez, Nikolas Sarkozi dhe Xhoxh W.Bush.
E gjithë jeta e saj ka qenë në thelb një shembull i politikës feministe, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme. Por ajo nuk e luajti “kartën e gruas”, ajo thjesht triumfoi. Merkel nuk u përfshi në asnjë nga skandalet, në asnjë aferë koruptive, asnjë akuzë për plagjiaturë, siç ka ndodhur me politikanë të tjerë në Gjermani.
Megjithatë, siç duken gjërat aktualisht, kjo mund të mos e ndihmojë atë. Sepse Putin, një njeri të cilin ajo e njihte aq mirë dhe për kaq shumë kohë, me të gjitha truket, gënjeshtrat dhe trimërinë e tij, po e shkatërron trashëgiminë e saj.
For a long time, Svitlana Denichenko had worked as a nurse...
Uashingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar pë...
Presidenti rus Vladimir Putin duhet të vuajë jo pak nga pa...
Relations between the two countries have not been good...
Një cunami ka ndodhur pasditen e së dielës pranë ishullit ...
Tragedy in the Flanders region of Belgium. A 33-year-o...
The Prime Minister of Albin Kurti has accused the Prosecut...
To the Iranian Attorney General, it has been stated that t...
Prime Minister Albin Kurti said that the agreement between...
Albanians should be banned from seeking asylum in Grea...
Russian Defense Minister Sergei Shoigu traveled to Min...
The President of Ukraine, Volodymyr Zelensky, has crit...
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lid...
The head of the National Council of Albanians in Monte...
Russia will not accept a price cap on its oil exports ...
Një shkencëtar ka bërë rrëfimin tronditës në lidhje me për...
A "rich Russian businessman" was arrested in London th...
Some of the members of the Serbian community from the nort...
Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bom...
Russian troops resumed shelling of the southern Ukrainian ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
A call center where computer fraud was carried out has bee...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Explosions have been heard near the Iranian city of Sirik,...
The Basic Court in Pristina has lifted the one-month deten...
US President Donald Trump has warned that the US will hit ...
The European Central Bank has raised interest rates for th...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...