US considers sending HAWK system to Ukraine
The United States is considering the possibility of sendin...

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz kërkojnë një "Plan Marshall ndërkombëtar të shekullit 21" për rindërtimin e Ukrainës. Kemi të bëjmë me një "detyrë gjeneratash, që duhet të fillojë tani", shkruajnë ata në një artikull të përbashkët për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung". "Ndërtimi i banesave të shkatërruara, shkollave, rrugëve, urave, infrastrukturës dhe rrjetit të furnizimit me energji, të gjitha këto duhet të fillojnë tani, në mënyrë që vendi të rimbëkëmbet shpejt." Ukrainës i duhet një perspektivë, që të mund të rimëkëmbet ekonomikisht pas fundit të luftës.
Me Planin Marshall SHBA në vitet 1948 dhe 1952 me miliarda dollarë financuan rindërtimin e Gjermanisë dhe të shteteve të tjera të Europës.
Afatgjatë do të jetë e rëndësishme, që edhe donatorët private dhe sipërmarrjet të investojnë në rindërtimin e Ukrainës, shkruajnë Scholz dhe von der Leyen. BE ka në këtë drejtim një rol të veçantë, sepse Ukraina është vend kandidat për antarësim: "Rruga e rindërtimit është edhe shtegu i Ukrainës për në Bashkimin Europian."

Gjithahstu von der Leyen dhe Scholz theksojnë: "Mbështetja e Ukrainës është jo vetëm e drejtë, po ajo është edhe në interesin tonë." Sepse Ukraina nuk lufton vetëm për sovranitetin e vet: "Ukraina mbron edhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, bazat e bashkëjetesës sonë paqësore dhe të mirëqenies mbarëbotërore."
Ekspertët po përpilojnë dosjen "Rebuild Ukraine"
Ekonomia gjermane ndërkohë ka nisur planet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Me iniciativën e Komisionit për Lindjen të Ekonomisë Gjermane (OA) 50 ekspertë kanë përpiluar një dokument me propozime të detauara dhe oferta, vë në dukje rrjeti redaksional i Gjermanisë "Redaktionsnetzwerk Deutschland" (RND). "Ne duhet të japim ndihmë të menjëhershme, për infrastrukturën dhe furnizimin me energji, por njëkohësisht duhet të mendojmë edhe të ardhmen", tha drejtori ekzekutiv i OA, Michael Harms.
Në dosjen "Rebuild Ukraine" sipas RND rekomandohet, që për rindërtimin të marrin pjesë vendet europiane dhe BE duke emëruar përkatësisht një koordinator të nivelit të lartë për Ukrainën. Ky duhet të krijojë një këshill i cili me qeverinë ukrainase do të konsultohej për nevojat aktuale dhe projektet. Secili vend donator duhet të mbikqyrë projektet e financuara vet, për të garantuar transparencën dhe përgjegjësinë ligjore.

"Popullsia duhet të shohë shpejt rezulate të rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar", tha Harms. "Njëkohësisht duhet të krijohet baza për një rritje të qendrueshme ekonomike." Kjo do të thotë në radhë të parë, të shfrytëzohen potencialet gjigante të zhvillimit që ka Ukraina në digjitalizim, bujqësi dhe duke u mbështetur tek ndërtimi i një ekonomie pa dioksid karboni.
Scholz dhe Schmyhal hapin Forumin Ekonomik
Kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri ukrainas Denys Shmyhal të hënën (24.10) hapën Forumin Ekonomik gjermano-ukrainas në Berlin. Ky është aktiviteti i parë bilateral i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse. Në qendër të konsultimeve janë ndihma për ekonominë ukrainase. Njëpikërëndesë është sektori ukrainas i energjetikës, rrjetin e të cili e kanë goditur së fundi qëllimisht forcat ruse.
Scholz dhe Shmyhal në kuadër të këtij forumi takohen edhe për bisedime bilaterale lidhur me ndihmën gjermane për Ukrainën dhe rindërtimin e vendit. Të martën (25.10) zhvillohet në Berlin me ftesë të presidencës gjermane të grupti G7 (vendet e industrializuara) dhe të BE-së një konferencë ndërkombëtare ekspertësh për rindërtimin e Ukrainës./DW
The United States is considering the possibility of sendin...
The US Department of Justice has accused China of interfer...
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka arrit...
At least three people, including the suspect, were killed ...
Ushtria ukrainase është duke rritur presionin ndaj forcave...
Today in New York begins the trial against former Presiden...
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, bllokoi përk...
Nëse demokratët do të humbasin shumicën si në Kongres po a...
In the past two years, Democrats have held majorities ...
Former European Union envoy to Kosovo's status negotia...
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve vendore të s...
Rishi Sunak has been elected the new chairman of the C...
Manjati i medias në Hong Kong, Jimmy Lai do të dalë para g...
Western leaders have expressed concern about the scale...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, has thanked...
Rishi Sunak (Rishi Sunak), in recent hours is considered t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është tallur...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von...
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...
Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar dronët e prodhimit ira...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Japan is planning to send a delegation to Greenland this s...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...