
Padia penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, që lidhet me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, po ngre shqetësime se mund të minojë besimin e publikut në ato që ekspertët e demokracisë i shohin si hetime shumë më të rëndësishme.
Ish-Presidenti Trump po përballet me hetime të shumta në lidhje me mospranimin e humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden. Këtu përfshihen edhe hetimet mbi pretendimet se ai u bëri presion zyrtarëve të zgjedhjeve për të përmbysur rezultatin, inkurajoi elektorët e rremë nga shtetet të rëndësishme për zgjedhjet dhe rolin e tij në ngjarjet që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.
Jeffrey Engel, drejtor i Qendrës për Historinë Presidenciale në Universitetin Metodist Jugor, e quajti padinë këtë javë nga një juri e madhe e Nju Jorkut një hap të parë të vogël të gjërave që do të pasojnë.
"Gjëja kryesore ka të bëjë me demokracinë dhe identitetin e vendit tonë", thotë ai.
Disa ekspertë kanë shprehur shqetësimin se akuzat ndaj ish-Presidentit Trump lidhur me pagesat për aktoren e filmave pronografikë, Stormy Daniels, të cilat nuk janë bërë publike, mund të tërheqin vëmendjen e publikut nga rastet e tjera, të cilat janë më të përqëndruara në sulmet kundër institucioneve dhe traditave demokratike të vendit.
Larry Diamond, ekspert i demokracisë në Institutin konservator Hoover në Universitetin e Stanfordit, thotë se është i shqetësuar se akuzat e ngritura në Nju Jork do të "shkaktojnë politizimin e të gjitha akuzave të tjera kundër tij dhe keqpërdorim të gjyqësorit". Kjo është një çështje që zoti Trump e ka theksuar në mediat sociale dhe gjatë një tubimi të fundit fushate në Teksas.
“Sigurisht që nuk do të filloja me rastin më të dobët ndaj tij”, thotë zoti Diamond.
Padia tashmë ka bashkuar mbështetësit e zotit Trump, si në nivelin e bazës së Partisë Republikane ashtu edhe në mesin e atyre që mbajnë poste publike. Reagimi ndaj padisë së njoftuar të enjten ka ekspozuar përçarjet e thella politike që kanë polarizuar gjithnjë e më shumë vendin që nga ngritja e zotit Trump në krye të Partisë Republikane.
Kathy Clark, një ish-oficere policie nga zona e qarkut Palm Beach, qëndroi buzë rrugës jashtë pronës së zotit Trump në Mar-a-Lago të Floridas pas publikimit të lajmit mbi padinë, duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Trump Fitoi". Ajo thotë se padia e ngritur në Nju Jork ndaj zotit Trump do të prodhojë një efekt të kundërt.
“Njerëzit që nuk ishin të gatshëm ta pranonin se qeveria e ka politizuar sistemin gjyqësor, tani do ta kuptojnë këtë më mirë”, thotë ajo.
Donald Trump ka përhapur idenë se hetimet janë partiake dhe synojnë të minojnë fushatën e tij ndërsa ai ka filluar një përpjekje të tretë për t’u bërë president i vendit. Në faqen e tij të mediave sociale, ish-presidenti i cilësoi prokurorët e përfshirë në hetimet ndaj tij si njerëz që rrezikojnë demokracinë.
Mbështetësit e tij tjerë e dënuan padinë, duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm të Virxhinias Perëndimore, republikanin Patrick Morrisey, cili tha se kjo është "një gjueti politike shtrigash dhe një ndjekje penale politike. Dhe e vetmja arsye që ata po e bëjnë këtë është sepse janë të frikësuar. Ata e dinë që nuk mund ta mposhtin atë në kutitë e votimit. Kjo është arsyeja pse ata po përdorin këto taktika të tmerrshme.”
Sondazhet kanë treguar se shumica e republikanëve ende mbështesin pretendimin e rremë të ish-Presidentit Trump se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin vjedhur, duke sugjeruar se ata tashmë besojnë se ai është dëmtuar nga sistemi ndonëse fitorja e zotit Biden është konfirmuar nga rishikimet të shumta, rinumërime dhe auditime të zgjedhjeve presidenciale në shtetet përcaktuese.
Përpjekjet e ish-Presidentit Trump për të përmbysur këto rezultate mes pretendimeve të rreme për mashtrim të gjerë janë në qendër të dy hetimeve të tjera që janë në zhvillim e sipër, duke përfshirë atë për rolin e tij në përpjekjen për të ndalur certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në prag të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit. Një prokuror i posaçëm po drejton gjithashtu një hetim mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga zoti Trump në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, që mund të ketë pasoja më të mëdha ligjore për ish-Presidentin.
Një hetim i veçantë në qarkun Fulton të Xhorxhias, i cili përfshin edhe qytetin e Atlantës, po bënë një hetim rreth presionit që ish-Presidenti Trump dhe të tjerët kanë ushtruar mbi zyrtarët e shtetit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale atje. Hetimi filloi pas një telefonate në të cilën zoti Trump i kërkoi Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias që të “gjente” vota të mjaftueshme për të përmbysur fitoren e zotit Biden.
Pagesa që avokati i zotit Trump, Michael Cohen, bëri në vitin 2016 për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, lidhur me dyshimet për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump, përbën një goditje më të vogël ndaj normave demokratike në vend. Por, kjo e bënë më të lehtë krahasimin e kasaj çështje me pretendimin e zotit Trump se ai po sulmohet për arsye politike.
John Bolton, ish-këshilltar i zotit Trump për sigurinë kombëtare, tha së fundmi në kanalin CNN se pyetja është se çfarë ndodh pas aktakuzës. Nëse prokurorët nuk arrijnë të sigurojnë një dënim, "unë mendoj se historianët do ta shikojnë këtë dhe do të thonë se ky është akti që e ndihmoi zotin Trump të rizgjidhej në postin e presidentit."
Megjithatë, eksperti i demokracisë, Larry Diamond thotë se padia e Nju Jorkut nuk do t'i ndërpresë hetimet e tjera ndaj zotit Trump.
“Rastet e tjera thjeshtë nuk do të zhduken dhe mendoj se për hir të mbrojtjes së sistemit tonë kushtetues dhe mbrojtjes së shtetit ligjor, ato duhet të kenë peshën më të madhe në mendjen e publikut”, thotë ai.
Roscoe Howard, një ish-prokuror federal në Distriktin e Kolumbisë, tha se prokurorët në Nju Jork janë të vetëdijshëm se me kë kanë të bëjnë dhe trazirat që do të pasojnë. Por ai thotë se prokurorët nuk janë të përqëndruar tek opinioni publik apo pasojat politike të një rasti penal.
Shqetësimi i tyre nuk ka të bëjë me hetimet e tjera, por me përgatitjen e tyre për ta dërguar çështjen në gjykatë, thotë zoti Howard.
"Asnjë prokuror në këtë vend nuk e dërgon në gjyq një çështje që mendon se mund ta humbasë", thotë ai. "Ata thjesht nuk e bëjnë këtë."/ VOA
On Saturday, in what some critics say sounds more like an ...
A group of 93 migrants, who were deported from Croatia to ...
French President Emmanuel Macron will travel to China next...
On Thursday, the Meeting for Democracy, organized by t...
VOA turned the microphone to New York City residents askin...
NATO has officially banned staff from downloading the TikT...
The Ambassador of France in Kosovo, Olivier Guerot, has st...
Top Republican leaders in Congress voiced support for form...
The first tanks from Western countries arrived in Ukraine ...
The agreement reached between Kosovo and Serbia on car lic...
The head of the European Union Office in Kosovo, Tomas Sz...
Last week, the Prime Minister of Albania Edi Rama reje...
Heathrow Airport has announced that some passengers co...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemë...
Finland will become NATO's 31st member after Turkey's ...
US President Joe Biden has not commented on the indict...
Top Republican leaders in Congress voiced support for ...
A Manhattan grand jury vote has given the green light ...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
The United Nations' top court has rejected Iran's request ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...