Perëndimi nuk duhet ta lejojë Kinën të kryejë një masakër tjetër në Tiananmen
Më 13 tetor, vetëm pak ditë para fillimit të Kongresit XX-...

Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann nuk ka asnjë dyshim për pushtimin rus të Ukrainës: "Mënyra me të cilën Rusia po e zhvillon këtë luftë është kriminale," tha ai në nisje të takimit të ministrave të drejtësisë të G7 në Berlin. G7 përfshin shtatë ekonomitë më të forta demokratike në botë: Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA-në.
Së bashku me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Ukrainën, shtatë vendet duan të ndjekin penalisht krimet e dyshuara të luftës ruse që nga sulmi i 24 shkurtit 2022 në vendin fqinj. Sipas Buschmann, rreth 50.000 raste janë dokumentuar vetëm në Ukrainë. Janë rreth 600 të dyshuar dhe ndaj 200 autorëve të dyshuar janë duke u zhvilluar procedurat penale. "Kjo tregon se sa e madhe është sfida për të marrë masa ndaj këtyre krimeve”, thotë ministri nga partia liberale gjermane (FDP).
Buschmann akuzon Rusinë për sulme ushtarake kundër popullatës civile "që synojnë ekspozimin e njerëzve pa ngrohje, pa energji elektrike në një dimër, gjatë të cilit temperatura mund të arrijë në minus 30 gradë". Ai thotë se kundër kësaj padrejtësie duhet të merren masa.
Ky është edhe qëndrimi i kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, edhe ai i ftuar në takimin e ministrave të drejtësisë të G7. Përgjegjësia dhe transparenca janë të nevojshme në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën, "për të siguruar respektimin e të drejtave themelore të njeriut."
Prokurorja e Përgjithshme Victoria Prentis nga Britania e Madhe tha se "dëgjuam se si sulmi i Rusisë ndau familjet, shkatërroi planet për të ardhmen dhe krijoi një terren pjellor për të traumatizuarit." Prandaj është e qartë se një qasje e unifikuar e vendeve të G7 është shumë e rëndësishme "që autorët të vihen përpara përgjegjësisë për mizoritë e tyre".

Komisioneri i Drejtësisë i Bashkimit Evropian (BE), Didier Reynders, theksoi edhe rëndësinë e sanksioneve kundër oligarkëve rusë: Deri më tani janë ngrirë pasuri në vlerën prej 18.9 miliardë euro. Këto para do të tentohen të konfiskohen për t'ia dhënë Ukrainës për rindërtimin e vendit.
Komisioneri i BE-së mund të llogarisë në mbështetjen e ministrit gjerman të Drejtësisë Marco Buschmann dhe homologut të tij francez Éric Dupond-Moretti. Në një artikull të përbashkët për portalin "Legal Tribune Online”, të dy bëjnë thirrje për masa europiane që shkojnë përtej përgjegjësive kombëtare për edhe për çështjen e sanksioneve.
Shkeljet e sanksioneve jo vetëm që duhet të ndëshkohen, por edhe të ndiqen. "Prandaj jemi pro zgjerimit të kompetencës së Prokurorisë Publike Evropiane për të përfshirë shkeljet e masave kufizuese nga Bashkimi Evropian”, shkruan dyshja franko-gjermane. Nga Komisioni Evropian ata kërkojnë që së shpejti të paraqesë propozimet e duhura.
Në një "Deklaratë të Berlinit", ministrat e drejtësisë të G7 "dënojnë fuqishëm" luftën e agresionit kundër Ukrainës të urdhëruar nga Vladimir Putin. Lista e akuzave është e gjatë: vrasja dhe plagosja e civilëve dhe të burgosurve të luftës, zhdukja e fëmijëve, sulmet sistematike në infrastrukturën kritike, dëmtimi i gjerë i punonjësve dhe objekteve shëndetësore dhe dhuna seksuale.
"Federata Ruse po shkel hapur ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e përbashkët përfundimtare. Ministri gjerman i Drejtësisë Marco Buschmann shpreson që takimi i parë i G7 i ministrave të drejtësisë të këtij lloji do të japë një shtysë të fortë për ndjekjen penale të krimeve të luftës. Ministrat duan të sigurojnë prova edhe më të mira dhe të sigurta "në mënyrë që përgjigja jonë ndaj këtyre krimeve të luftës të përmbushë standardet tona dhe t'i sjellje autorët e dyshuar para drejtësisë."
Nga Berlini dërgohet kështu një sinjal politik: Shtetet e G7 janë ekonomikisht të forta, "por edhe një komunitet vlerash që ndihet i përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë liberale, parimeve të njerëzimit, ligjit ndërkombëtar, të drejtave të patjetërsueshme të njeriut". Kjo përfshin edhe respektimin e ligjin ndërkombëtar të luftës dhe ligjit ndërkombëtar penal. "Krimet e luftës nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Pavarësisht se kush i ka kryer dhe pa marrë parasysh se ku janë kryer."
Qëndrimi i qeverisë federale është që të punojë sa më shumë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, thekson Marco Buschmann. Ekziston një unitet i madh brenda G7 që edhe udhëheqja ruse duhet të ndiqet penalisht. Megjithatë, ka kufizime për autoritetet kombëtare të hetimit, për shembull në lidhje me krerët e shteteve. Nga kjo po përfiton edhe presidenti rus Vladimir Putin.
Megjithatë, këto kufizime nuk do të zbatohen për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ministri gjerman i Drejtësisë është për hetimin e të gjithë udhëheqjes ruse për krime kundër njerëzimit. Përpunimi ligjor i mizorive në Ukrainë do të marrë vite, ndoshta edhe dekada. "Por ne do të jemi të përgatitur mirë."
Të njëjtën gjë shpreson edhe Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Koston, i cili ishte në Berlin me Ministrin e Drejtësisë së vendit të tij, Denys Maliuska. "Çdo ditë ushtarët tanë dhe të gjithë njerëzit në Ukrainë luftojnë për të mbrojtur sovranitetin e tyre," tha Koston pas diskutimeve të përbashkëta me ministrat e drejtësisë të G7. Dhe ai shton: "Ne po luftojmë edhe për drejtësi - për të gjitha viktimat e pushtimit rus"./DW
Më 13 tetor, vetëm pak ditë para fillimit të Kongresit XX-...
Një gazetar disident iranian, që u zhduk në Turqi në muaji...
Stewart Rhodes, the founder of the far-right paramilitary ...
Siç njoftoi Ministria e Energjisë në Doha, grupi amerikan ...
The Government of Kosovo has approved the decision to ...
German President Frank Walter Steinmeier is on a two-day v...
After a sometimes difficult relationship, the Ukrainia...
The German Chancellor, Olaf Scholz, has stated that Ge...
A strong earthquake, with an intensity of 4.9 on the Richt...
Më pak se gjysma e popullsisë në Angli dhe Uells e kon...
In a press conference, NATO Secretary General Jens Sto...
Moscow has postponed a new round of nuclear arms contr...
Stoltenberg has reaffirmed NATO's commitment to supply...
Ndeshja mes kombëtareve të futbollit të Shteteve të Ba...
The first lady of Ukraine, Olena Zelenska, has address...
Ukrainian officials have said that Russian forces are ...
Hungary expects Brussels to lift its embargo on frozen COV...
The United States will provide $53 million to support ...
G7 justice ministers condemned the use of winter as a ...
The Russian occupation of Ukraine has been felt around...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...